Real-Bajern përballje titanësh, Liverpul-Roma, çifti i ri në gjysmëfinale

781
Nga Agron KAJA
SHORTI/ Dje, goglat bënë përzgjedhjen e dy çifteve gjysmëfinaliste, mediat italiane kanë zbuluar një skandal 2 orë para 
Dje në mesditë, në Nion të Zvicrës u hodh shorti i ndeshjeve gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku ishin kualifikuar Real Madrid, Bajern Mynih, Liverpul dhe Roma. Dhe goglat kanë rezervuar dy ndeshje mjaft të bukura, me Liverpulin që do të presë Romën, dhe Bajerni që do të luajë përballë Real Madridit. Në garë për një vend në finalen e Kievit ishin këto katër skuadra nga katër shtete të ndryshme, një gjeografi kjo që e shtrin edhe më shumë elitën e futbollit evropian në klube. Anglia përfaqësohet me Liverpulin, Gjermania me Bajernin, Spanja me Realin dhe Roma që do të përfaqësojë Italinë. Ndeshjet e para do të luhen: në datën 24 luhet Liverpul-Roma, dhe në datën 25 prill 2018, luhet Bajern Mynih-Real Madrid. Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen një javë më vonë, respektivisht më 1 dhe 2 maj 2018. Ndërsa finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet më 26 Maj, në stadiumin e Kievit të Ukrainës.
DYSHIMET PËR SHORT TË PARAVENDOSUR
Para hedhjes së shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, mediat italiane kanë zbuluar një skandal 2 orë para hedhjes së shortit. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, kryeqytetasit e klubit po përgatiten të blejnë bileta për dy ndeshjet e ardhshme në këto dy javë, kundër Gjenovës në Kampionat më 18 prill, dhe kundër Liverpulit më 24 prill 2018. Edhe pse nuk ishte hedhur ende shorti, te Roma ishin të bindur se kundërshtari i tyre do të ishte Liverpuli. A është më e besueshme UEFA pas kësaj ngjarje? Kështu, dyshimet janë të mëdha ndaj organit më të lartë të futbollit në Evropë, se ky short nuk ka qenë plotësisht i pastër. Gjithsesi, Kampionët në fuqi të Evropës, Reali i Madridit do të përballet me Bajern Mynih, ndërsa Liverpuli do të ndeshet me italianët e Romës. 
REAL-BAJERN, BARAZPESHË NË STATISTIKA
Sfida Real Madrid-Bajern Mynih, e cila do të luhet në kuadër të gjysmëfinaleve së Ligës së Kampionëve, është e dyta radhazi në këtë kompeticion mes këtyre dy skuadrave të mëdha në Europë. Në sezonin e kaluar, spanjollët arritën të eliminonin pas 3 golave të Kristiano Ronaldos, por që pati shumë polemika për golat dhe për kartonin e kuq r Vidal të Bajernit. Në 11 sfidat e fundit mes tyre, Real ka arritur të kualifikohet 6 herë, ndërsa gjermanët 5 herë. Por, ka një baraspeshë totale mes tyre, në 24 takimet që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet që organizon UEFA. Secila skuadër ka nga 11 fitore, dhe vetëm 2 takime janë mbyllur në barazim. Madrilenët kryesojnë vetëm me 1 gol më shumë, 37-36. Por mbi të gjitha, në këtë çift pritet që të shohim edhe spektakël, pasi janë dy skuadrat evropiane më të mira të momentit.
GJYSËMFINALET
Datë 24 prill 2018 
Ndeshja e parë
Liverpul-Roma 20:45
Ndeshja e kthimit
Datë 2 maj 2018
Datë 25 prill 2018 
Ndeshja e parë
Bajern M-Real M 20:45
Ndeshjet e kthimit
Datë 1 maj 2018 
Sigal