Real-Atletico, Zidane: Sfidë e barabartë. Simeone: Skuadra të ketë shpirtin “ultras”

44
Një euroderbi spektakolar dhe mjaft i fortë pritet të jetë supersfida mes Realit të Madridit dhe Alteticos në gjysmë finalen e parë të UEFA Champions League.

Trajneri i kampionëve në fuqi Zinedine Zidane në prag të këtij dueli nuk përcakton asnjë skuadër si favorite duke deklaruar se kjo përballje do të jetë e barbartë.

“Do të kemi si kundërshtar një skuadër e cila na njeh mjaft mirë, është një përballje ku shanset janë 50 me 50, natyrisht do të bëjmë maksimumin për të fituar. A jemi të kënaqur me një barazim ?! Ne luajmë gjithnjë për fitoren, kështu që edhe kundër Atleticos duhet të zbresim në fushë pa menduar për takimin e kthimit por vetëm për ti marrë më të mirën kësaj ndeshjeje. Nuk ka rëndësi fare nëse në të shkuarën e kemi mposhtur Atleticon, nuk do të thotë aspak që do të fitojmë sërish”

Në anën tjetër tekniku i “los colchoneros” Pablo Simeone karikon skuadrën e tij duke u shprehur se në “Bernanbeu” dëshiron të shikojë në fushë një ekip me shpirtin e “ultrasve” , pra 11 lojtarë që ta ndjejnë derbin dhe peshën e fanellës

“ Do të jetë një takim i vështirë. Dua një skuadër ultrasish në fushën e lojës. Duhet të luajmë me besim tek fitorja dhe duhet të shfrytëzojmë hapësirat që mund të na krijohen. Do jetë shumë e rëndësishme që të shënojmë një gol në “Bernabeu” pasi takimin e kthimit e luajmë në shtëpi. Shpresoj që gjyqtari të mos bëhet faktor”

Real Madrid-Atletico do ta ketë zanafillën në orën 20 : 45 dhe pritet të jetë një sfidë e pasur me moment të veçanta.