Sigal

Sonte në mbrëmje të zhvillohet edicioni i 43-të i Superkupës së Europës, derbi madrilen Real-Atletico. Dueli do të mbahet në kryeqytetin Tallin, në orën 21:00 dhe do të drejtohet nga arbitri polak, Szymon Marciniak.

Reali paraqitet në këtë takim pas trofeut të fituar në Champions, ku nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane ekipi “merengues” siguroi kupën e tretë radhazi në këtë aktivitet, teksa mposhti Liverpulin 3-1 në Kiev, ndërsa Atletico, në krahun tjetër, është këtu falë triumfit në Europa League, ku bardhekuqtë mundën Marsejën me rezultatin e thellë 3-0.

Madrilenët do ta nisin ndeshjen pa Luka Modric nga minuta e parë, ndërkohë që treshja e sulmit do të formohet nga Asensio, Benzema dhe Balem të mbështetur nga Isco. Në krahun tjetër Atletico kundërpërgjigjet me Diego Costën dhe Griezmann. /Koha Jonë/