Reagimi i Ramos për shkarkimin e Lopeteguit, shokët e skuadrës lënë vetëm mbrojtësin

136

Një befasi e madhe u lajmërua dje nga kombëtarja e Spanjës e cila shkarkoi trajnerin Lopetegui 2 ditë para Botërorit. Vendim ky i cili erdhi si pasojë e kontratës së firmosur me Real Madrid dhe që u cilësua si ‘tradhti’ nga drejtuesit e federatës.

Te Spanja natyrisht që kjo situatë ka krijuar reagime të shumta, me Ramosin i cili ka këmbëngulur që Lopetegui të mos shkarkohet. Qendërmbrojtësi është mundur të bindë presidentin e federatës, por ky i fundit nuk ia ka vënë veshin, raporton spanjollja ‘sport’.

Në fakt 32-vjeçari ka qenë i vetmi që ka këmbëngulur që trajneri i tij te Real Madrid të qëndrojë pasi të gjithë lojtarët e tjerë janë ndjerë të lënë në baltë nga Lopetegiu. Ai gjatë gjithë ditëve të fundit u kishte kërkuar futbollistëve të përqendrohen te kombëtarja dhe të harrojnë kontratat me klubet e tyre apo negociatat për transferim.

Në fund Lopetegui u largua dhe vendin e tij e mori Fernando Hierro. Ramos i cili nuk pati asnjë mbështetje nga shokët e skuadrës e ka ndjerë shumë largimin, ndaj edhe ka qëndruar për disa çaste i vetëm në dhomat e zhveshjeve.