Raul Gonzalez dështon keq në biznes, rrezikon deri në 4 vite burg

518
Sigal

Raul Gonzalez, trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për tu marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet. Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej 7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanco. Ish-sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg.