Rauf Dimraj: “Problematika e sportit në vendin tonë”

894
Sigal

 Profesori i njohur i atletikës është një anëtarët e hartimin të programit për “Sportin e gjeneratës tjetër”

Prof. Rauf Dimraj, një nga specialistët më përvojë të pasur, ishte një nga anëtarët e grupit të punës për hartimin të draftit “Për një rilindje të sportit shqiptar”, së bashku me profesorë të tjerë të nderuar, si Leonidha Toska, Petraq Simo, Roland Çerepi, etj., draft që sot përbën bazën e strategjisë së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për “Sportin e gjeneratës tjetër”. Ky program u debatua në “Tryezën e Sportit” të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve e ku morën pjesë rektorë universitetesh, drejtuesit e KOKSH-it, presidentët e sekretarët e federatave sportive, specialistë të njohur, trajnerë të ekipeve kombëtare, ish-sportistë elitarë, kampionë e rekordmenë. Gazeta “Telegraf” bisedoi me Dimrajn, ish-trajner i ekipit kombëtar të aletikës(1989-1990), ish-drejtori i Sporteve në Bashkinë e Tiranës dhe ish-shefi i klubit të futbollit te Tiranës. “Problematika e sportit në Shqipëri, duhet parë në aspektin profesional dhe atë organizativ. Në “Tryezën e Sportit” e organizuar nën kujdesin e ministres së MAS-it, znj. Lindita Nikolli, vëmendja u përqendrua në shumë aspekte, duke trajtuar në hollësi linja e punës së institucionit së sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Unë jam anëtar i grupit të punës për strategjinë në sport, dhe kam bindjen e plotë dhe të sigurt se do të kemi rezultate. Mbështetja e Qeverisë është e drejtpërdrejtë”, – tha Dimraj për gazetën.

 Ministria e Arsimit dhe Sporteve organizoi “Tryezën e Sportit”, më një pjesëmarrjen e specialistëve të fushës, presidentëve e sekretarëve të federatave. A kemi një qasje të re ndaj sportit nga ana e Qeverisë “Rama”?

-Nëse pak muaj më parë, sporti dukej si një shtojcë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, tashmë me bashkimin me Ministrinë e Arsimit, të jep përshtypjen e parë se ndaj tij do të ketë një vëmendje më të fuqishme dhe më tepër përqendrim. Gjithsesi, kjo është njëra ana, ndërkohë që ajo më kryesore që tashmë është hartuar një program punë i bazuar mbi problematikën që ka komuniteti sportiv i mbarë vendit dhe jo vetëm. Unë besoj se, sporti do të marrë vlerën që i takon dhe perspektiva e tij do të jetë padyshim më e mirë.

– Cilat janë problemet themelore të sportit tonë?

– Problematika e sportit në Shqipëri, duhet parë në aspektin profesional dhe atë organizativ. Në “Tryezën e Sportit” e organizuar nën kujdesin e ministres së MAS-it, znj. Lindita Nikolli, vëmendja u përqendrua në shumë aspekte, duke trajtuar në hollësi linja e punës së institucionit së sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Unë jam anëtar i grupit të punës për strategjinë në sport, dhe kam bindjen e plotë dhe të sigurt se do të kemi rezultate. Mbështetja e Qeverisë është e drejtpërdrejtë.

– Cilat janë premisat për realizimin e këtij programi kaq ambicioz?

– Shpresojmë që, institucioni i sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, i cili ka kompetenca të plota përsa i përket detyrave të saj të bëjë faktikisht të realizueshme së pari, me fillimin e organizmit të sportit jo në shkollë, por duke filluar që nga kopshti. Atje ku mësohet edhe lëvizjet bazë. Është e papranueshme, që shumë të rinj shqiptarë kur mbarojnë shkollat të jenë me një obezitet të dukshëm.

– A ka ndonjë model që ndiqet?

– Në fakt, unë jam kundër kësaj ideje, për të ndjekur një model fiks dhe të ngurtë, pasi çdo vend ka veçantitë e tij. Grupi i punës, i cili punon prej dy vjetësh për hartimin e programit të sportit të implementuar nga Qeveria “Rama” është azhornuar me strategjitë për sportin të shteteve të ndryshme dhe jemi përpjekur të huazojmë atë që është më e përshtatshme, pikërisht duke bërë përshtatshmërinë me nevojat tona aktuale.

– Një nga idetë e hedhura në “tryezë” ishte projekti pilot në 36 shkolla të vendit për projektin “Shkollat, qendrat komunitare”, të cilat do të jenë modele për zhvillimin dhe më tej të

sportit në shkolla. Sa e mundshme është realizimi i tyre?

– Do ta vlerësoja si gjënë më elementare në aspektin e organizimit, si dhe gjënë më të domosdoshme për rigjallërimin e sportit në shkollë, të munguar totalisht deri tani. Flasim për mangësinë e cilësisë së jetë, flasim aktualisht për prezencën e një morie sëmundjesh. Dikur kishte fusha me tepricë, sot nuk ka. Flasim për një kohë, e cila fatkeqësisht u denigrua nga nga disa “drejtues“ në thonjëza të sportit, që ishin pjesë në drejtimin e institucionit sportiv dhe që e lanë sportin në këto nivele të prapambetura në cilësi, në organizim, në mungesën e respektit ndaj njëri-tjetrit, më dhunë të pranishme, të cilat përbëjnë detyra shumë të fuqishëm për sportin aktual.

– Duket se rinia shqiptare, gjithmonë e më pak është realisht e interesuar për t’u marrë më sport. Cili është mesazhi juaj?

– Duhet ta pranojmë se, tek ne rinia është larguar nga sporti, përsa kohë sipas statistikave që ka publikuar “Qendra Shkencore e Sporteve”, pjesëmarrja në sport në Shqipëri është rreth 4%, ndërkohë që fqinji ynë, Maqedonia, e ka 16%, ndërsa Finlanda është mbi 92%. Mangësitë janë evidentuar dhe fryma pozitive që ekziston, do të mundësojë që i gjithë kuadri i sportit me një bashkëpunim të ngushtë, jam i bindur se janë të gjitha mundësitë për të kaluar këtë prapambetje dhe avancuar në nivele të larta. Sporti duhet të ketë natyrën, për të mbrojtur e zhvilluar shëndetin, pasi sëmundjet në vendin tonë janë shtuar, sidomos ato kardiake, tensionit, diabetit, etj.. këto përbëjnë një shqetësim mbarëkombëtar. Mësuesit e edukimit fizik, me aftësitë e tyre mund të japin shumë për zhvillimin sportiv të rinisë sonë.

Trajneri i Bajernit të Munihut përfiton 17 milionë euro në vit. Murinjo, i dyti me 10 milionë

 Guardiola, trajneri më i paguar në botë

 Pep Guardiola është një kampion absolut edhe në aspektin financiar. Trajneri spanjoll i Bajernit të Munihut rezulton tekniku më i paguar në botë. Në llogarinë e tij shkojnë aq shumë para, sa do të mjaftonin për të paguar 18 trajnerë bashkë të Primera Division në Spanjë. Sipas shifrave të zbardhura nga një agjenci braziliane, numri një i bankinës bavareze merr nga Bajerni çdo vit 17 milionë Euro, duke lënë pas në listën “Top Ten” të trajnerëve më të paguar në botë Mourinjon që nga Çelsi përfiton 10.03 milionë dhe Lipin që paguhet me 10 milionë Euro nga Guangzhou Evergrande. Podiumin e tre të parëve e pasojnë Venger me 8.2 milionë dhe Kapello me 7.8 milionë. Sipas të dhënave vihet re qartë diferenca që ekziston në kampionatin spanjoll, bëjnë përjashtim Anceloti që për punën e tij te Reali paguhet 7.5 milionë Euro në vit dhe Martino që nga Barcelona merr 5.4 milionë Euro, më pak se italiani por sërish më shumë se të tjerët. 18 nga 20 trajnerët në La Liga marrin së bashku aq sa merr i vetëm Guardiola te Bajerni i Munihut, ekzaktësisht 17 milionë Euro. Hodgson i Anglisë me 3.5 milionë dhe Prandeli i Italisë me as më shumë as më pak por fiks 3 milionë uuro në vit.