Ranieri mund në sprint De Biasin: Arrin akordin me Sampdorian

446
Sigal

Gara për pankinën e Sampdorias po bëhet gjithnjë e më interesante. Nga gati prapakthehu, deri tek arritja e akordit, tratativa që duhet të sjellë Claudio Ranieri në pankinën doriane është pranë mbylljes pozitive. Palët kanë punuar intensivisht për të gjetur akordin, gjë që ndodhi vetëm pasditen e sotme pas shumë takimesh e kontakteve. Mbrëmja e djeshme kishte sqaruar situatën teknike, por jo gjithcka mbi atë ekonomike, edhe pse tani është e zgjidhur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Dorianët kishin prioritet Gattuso, por ish-tekniku i Milan refuzoi të merrte pankinën e Sampdorias, duke e bërë një garë dyshe atë për postin e lënë vakant nga Di Francesco. Gianni De Biasi, ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë rivalizonte me Ranierin, që e mundi në sprint. Ranieri kërkonte një dyvjecar prej rreth dy milionë euro në sezon e investime me një farë peshe në merkato për janarin për të mbuluar disa pozicione në organikë, në mënyrë që të arrihet qetësisht shpëtimin. Pasi gjeti akordin edhe për bonusin në rast se skuadra nuk rrëzohet në B, Ranieri ka dhënë aprovimin për të kaluar tek firma.