Ramos kritikon Ronaldon pas lajmit për largimin: Kërko falje dhe ne do të jemi me ty

637
Sigal

Sergio Ramos ka vepruar menjëherë pas lajmit se Cristiano Ronaldo është duke konsideruar largimin nga Real Madridi.

Askush nuk e kishte pritur që portugezi të hidhte dyshime mbi të ardhmen e tij dhe atë pas finales së Ligës së Kampionëve. Ramos i ka dalë në mbrojtje Ronaldos pasi ka dëgjuar për komentet, por ia ka tërhequr paksa veshin sipas Marca-s.

“Nuk është e bukur ajo që ke bërë, nuk ishte momenti i duhur”. “Prit, mos këmbëngul. Duhet ta bësh një hap prapa dhe ne do të ndihmojmë. Jemi me ty, por duhet të na ndihmosh edhe ti”, mësohet t’i ketë thënë Ramos portugezit.

Ronaldo deklaratat për largim i kishte bërë në zonën miks, por që pastaj tifozët shpërthyen me përkrahje ndaj tij, shkruan tg.

Ramosi edhe një herë e ka treguar autoritetin e tij si kapiten dhe krahu i djathtë i presidentit, Florentino Perez.