Ramos i tregoi De Geas se si ta presë penalltinë e Ronaldos, por CR7 kishte tjetër plan

548
Sigal

Dy ditë pas ndeshjes Portugali – Spanjë, vazhdon të diskutohet për gabimin e David de Geas te goli i dytë i CR7

David de Gea është nën zjarr që pas barazimit 3-3 mes Portugalisë e Spanjës, ku bëri një gabim të madh te goli i dytë i Cristiano Ronaldos, që e mbylli ndeshjen me het-trik kundër një prej favoritëve për të triumfuar në Rusi, shkruan Gazeta Express.

Para se të pranojë atë gol qesharak në fund të pjesës së parë, De Gea fillimisht u përball me Ronaldon nga 11-metërshi dhe Sergio Ramos, që ka shpenzuar nëntë sezone me 33 vjeçarin portugez te Real Madridi, u mundua t’i tregojë anën portierit të Man United për ta pritur penalltinë dhe i thotë gjithashtu të dali pak para, por “Planeta Deportiva” raporton se si CR7 e ndërroi anën.

Sido që të jetë, si një kapiten i vërtetë, Ramos e mbrojti De Gean si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, ndaj të cilit janë vërshuar kritika të mëdha e që madje në Spanjë kanë nisur ta kërkojnë në portë nga sfida e ardhshme të riun, Kepa Arrizabalaga.