Ramos bën Ronaldon, dy gola në fitoren e Realit

463
U bë protagonist negativ një javë më parë me autogolin e shënuar në humbjen ndaj Sevilla-s, ndërsa këtë të shtunë Sergio Ramos i dha i vetëm fitoren Realit të Madridit, duke shënuar dy gola ndaj Malagas.
Kapiteni i Realit realizoi dy herë brenda 7 minutave në pjesën e parë, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë, por në fakt nuk rezultoi kështu.
Pjesa e parë y mbyll me avantazhin e dy golave për të besuarit e Zidane, ndërsa në minutën e 63 miqtë shkurtuan diferencën me anë të Anor, duke ngjallur frikë në “Bernabeu”.
Në minutat e mbetura, megjithëse nuk arritën të shënonin tjetër gol, lojtarët e Realit arritën të mbanin fitoren, duke siguruar 3 pikët që e çojnë sërish në 4 pikë diferencën nga Sevilla e vendit të dytë dhe 5 nga Barcelona.
Sigal