Rama:Stadiumi i Vlorës i rehabilituar së shpejti projekti për arenën e re

586
Sigal

VLORË – Pas “Elbasan Arena” dhe premtimit se ndeshja e Shqipëri-Serbi do të luhet në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës, i cili do të quhet ” Arena Loro Boriçi” duke shtuar ndjeshëm edhe numrin e vendeve, mesa duket një tjetër stadium do të rikonstruktohet me parametrat e kërkuara nga UEFA. 

Një gjë e tillë është bër e ditur nga Kryeministri Edi Rama i cili thekson se së shpejti do t ëjetë gati projekti për  Arenën e re të Vlorës.

Kryeministri Rama i gjendur në qytetin e bregdetar të Vlorës me rastin e 102-vjetorit të Pavarësisë ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ edhe disa foto të stadiumit të rehabilituar të Flamurtarit.

Por përveç fotove, kryeministri Rama, bën me dije përmes postimit të tij se së shpejti do të jetë gati edhe projekti për Arenën e re të Vlorës.