Rama pret Kombëtaren Shqiptare: Mirënjohje për arritjen tuaj historike

471
Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në pritjen e rezervuar për kombëtaren në kryeministri u shpreh se, me arritjen e tyre lojtarët e kombëtares i kanë dhënë shembullin frymëzues Shqipërisë se ky vend mund të bëhet. Rama premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri në Tiranë që siç tha ai do të jetë shtëpia e kuqezinjve.
Rama shprehu një mirënjohje të thellë për trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, pa të cilin skuadra nuk do ishte ndër 14 skuadrat e kualifikuara për në Francë 2016. Rama tha se fjalët e tij janë të varfra përpara madhështisë së veprës së De Biazit.
“Ashtu sikundër besoj që dhe vetë De Biazi e di, që pa Shqipërinë nuk do e kishte bërë xheloz gjithë Italinë, me talentin dhe lidershipin e spikatur si timonier i skuadrës. Xhani o xhan, fjalët nuk mund ta shprehin dot mirënjohjen ndaj teje. Në lojë jo gjithmonë ndodh që rezultatet t’u jenë mirënjohës njerëzve që ia përkushtojnë atij të gjitha. Kjo herë ishte me ty, hera e shkëlqyer dhe ti meritove të gjithën. Kështu ti do më falësh nëse varfëria e fjalëve të mia është më e dukshme përballë madhështisë së veprës tënde. Të falënderoj Xhani o xhan. Që i dhe këtij kombi kaq kënaqësi. Të falënderoj edhe personalisht që më dhe një shembull kaq të çmuar me këmbënguljen tënde për të kapur ëndrrën edhe kur të gjithë ishin gati për t’u dorëzuar. Nderime ty dhe familjes e çila pranoi që të emigroje në Shqipëri dhe të mbështeti deri në fund”, u shpreh Rama.
Përveç mirënjohjes dhe falenderimeve, Rama “kërcënoi” trajnerin e kombëtares shqiptare se do t’i sekuestrojë pasaportën italiane, nëse ai do të lërë Shqipërinë.
“Në Itali e di mirë që tani do jenë shumë ata që do të të duan për vete. Njërës me më shumë para dhe skuadra më të vlerësuara se skuadra jonë. Por ne s’të lëshojmë, e kemi mësuar nga ti dhe do bëjmë gjithçka, edhe nëse do jetë nevoja që të ta sekuestrojmë pasaportën italiane dhe të lëmë vetëm atë shqiptare,” tha Rama teksa i dorëzoi De Biazit, “Medaljen e Nderit” të kryeministrit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Më lejoni që përulësisht t’ju falënderoj me gjithë zemër dhe t’ju shpreh mirënjohje me të thellë për arritjen historikë. Mbrëmë kurorëzuam me sukses vrapimin më të vështirë të karrierës tuaj dhe më të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptare.
Deri dy vjet më parë askush nuk guxonte ta shihnin as me sy mbyllur dhe jo më me sy hapur. Ndoshta përveç trajneri tonë që mori dhe nënshtetësinë shqiptare ka pasur në mendje idenë e çmenduar se mund të ngjitshim majën e evropianit.
Fatkeqësisht nuk ishin të paktë ata që u sollën keq me ju pas humbjes me Serbinë, harruan gjithçka që ju kishit bëri. Edhe pse ju i kishin dhuruar edhe sikur të merrte fund aty diçka.
Kishin përballë një skuadër që në letër nuk krahasohet me tonën, as nga talentet individual as nga vlera monetare.
As më optimistët nuk do të guxonin për vendin e tretë dhe jo më vendin e dytë.
Nuk po llogaris gjuajttjet ndaj meje sepse balta e akuzave është ka herë pjesë e punës sime.
Kur maja u afrua shumë, vetëm ju e dini se çfarë barre të tmerrshme psikologjike përballë erërave që sa m shumë të ngjitesh aq më të forta bëhen.
Erërat u bënë stuhi sa që u rrëzuan dy herë në minutat shtesë.
Nuk do ta harroj kurrë momentin në dhomën e zhveshjes pas rënie së bilbilit të fundit në “Elbasan Arena”. Britmat e mundimshme të trajneri dhe zërin e kapitenit që përkthente.
Ishte momenti i provës së madhe të karakterit. Fati është me ata që nuk dorëzohen dhe sfida juaj pas humjes në minutat shtesë që ngjanin si shkelma të pamëshirshëm të fatit mu pranë ëndrrës ishte me vetëveten. Ndeshjen e ardhshme ose do ta fitonit ju ode do ta humbin ju.
Siç e parë edhe vetë nuk mbarojnë ata që duan të të mbajnë në krah. Ndërsa kur humb ke vetëm veten.
I doja me gjithë shpirt fitoren e mbrëmshme. Për ju në radhë të parë. Ndërsa këtë ceremoni e kisha përgatitur pavarësisht rezultatit.
Sot rrugët janë plot, ndërsa po të kishim humbur do të ishim prap këtu ndërsa në rrugë nuk e di se sa do të ishin.
Shkruar një faqe të lavdishme falë kualifikimit, por që do të ishte tillë pa
Kemi vendosur bashkë me presidentin e FSHF-së për ndërtimin e arenës ndërkombëtare në tiranë.
Më i madhi në Shqipëri që do të jetë shtëpia e kuqezinjtë.
Në hyrje të saj do të shkruhen në një pllakë të artë emrat tuaj një për një.
Tani që ju e bërë kombëtares sipërmarrjen më të madhe Evropian të Shqipërisë arena ndërkombëtare e Tiranës është një detyrim për ne.
Sot që në mëngjes më dërgoi mesazh kryeministri i i Italisë. Është një mësim që Shqipëria Evropiane bëhet.
Lejomini ta veçoj në fund duke i uruar beratit që fatin e rrugës së tij ta bëjë po kaq të ndriçëm saç e bëri kombëtarja.
Loriku që yllin e talentit të tij e vuri në shërbim të kombëtares që me forcën e veteranit e udhëhoqi
Medaljen e parë e mirënjohjes së këtij institucioni dhe timin dhe privilegjin e madh që më kanë bërë shqiptarët duke më vënë në krye të qeverisë, dëshiroj t’ia jap kombëtares dhe për të, kapitenit legjendar Lorik Canës.
Sigal