Raketa e Asensio-s që mrekulloi Zidan dhe asisiti me nerva i Ronaldo-s për Isco-n

535
Real Madrid pas dy humbjesh, një në “La Liga” kundër Gironas dhe një tjetër në “Champions” kundër Tottenham, është kthyer te fitoret pasi mbrëmë mposhti thellë 3-0 Las Palmas-in në “Santiago Bernabeu”.
“Galaktikët” jo vetëm morën një fitore që rrit shumë besimin në skuadër, por edhe mjaft mjaft episode që kënaqin sportdashësit. Pas golit të Casemiros, ishte Asensio ai që mrekulloi të pranishmit në “Santiago Bernabeu” me një të majtë të fortë nga 35 metra duke bërë që topi të drejtohej si raketë në portë. Një trekëndësh i thatë nga spanjolli që la shumë mbresa edhe te trajneri Zidan.
Edhe goli i tretë ishte jo më pak domethënës. Një kundërsulm i konkretizuar mjaft bukur nga Isco pas një asisti perfekt të Cristiano Ronaldo-s. Ky i fundit pas golit të shënuar nga shoku i skuadrës nuk gëzohet pasi me shumë mundësi dëshironte të ishte ai që realizonte atë kapitullim të kundërshtarëve.
Megjithëse u rikthyen te fitoret, Real Madrid renditet i 3 me 23 pikë, 9 më pak se Barcelona e vendit të parë.
Sigal