Raiola: De Ligt ka personalitetin e Ibrës dhe mentalitetin e Nedved

139

Matthijs De Ligt sot ka zbarkuar në “J Medical”, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratë dhe të nisë aventurën bardhezi. Në krah të mbrojtësit holandez ishte edhe menaxheri i tij, napolitani Mino Raiola, i cili nuk i kurseu elozhet për 19-vjeçarin, duke e quajtur të riun më të mirë në qarkullim.

“De Ligt ka personalitetin e Ibrës dhe mentalitetin e Pavel Nedved. Është i riu më i mirë në qarkullim, por i duhet ende shumë punë, për t’u bërë më i miri në botë. Megjithatë Juventusi është vendi ideal për përmirësimin e De Ligt, pasi do të bashkëjetojë me dy kampionë si Chiellini dhe Bonucci”, tha Raiola për mediat.

Bardhezinjtë paguan 75 milionë euro në arkat e Ajaxit, ndërsa mbrojtësit i ofruan një kontratë 5-vjeçare që nis me 12.5 milionë euro në sezon dhe vjen në rritje, për të prekur shifrën e 22 milionë eurove, në vitin e pestë.