Ra nga kategoria, Bashkia e Shkodrës nxjerr në shitje aksionet e klubit. Ja sa vlen Vllaznia

573
Sigal

Bashkia e Shkodrës ka nxjerrë në shitje aksionet e klubit Vllaznia. Vlera më e vogël e klubit është jo më shumë se 507 milionë lekë të vjetra.

Kjo është shumë me të cilën do të nisë ankandi pas vlerësimit që iu bë klubit nga kompania audituese Albanian Audit Partnes SHPK.

Këshilli Bashkiak mund ta miratojë ose jo shitjen e klubit. Kryebashkiakia e qytetit, Voltana Ademi, është shprehur se ankandi do të jetë transparent dhe shitja do të bëhet atëherë nëse kompania i përmbush të gjitha kriteret dhe është serioze.

Vllaznia këtë vit ra nga nga kategoria superiore së bashku me Lushnjën. Shkodranët edhe pse fituan thellë në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut nuk mundën të shpëtonin pasi Kamza fitoi në ndeshjen ndaj Partizanit.