Qerimaj sfidant i dopingut, merr Medalje Brozi nga Botërori

615
Pas situatës së rënduar që është krijuar në ambientin e shtangës shqiptare, dje ka ardhur edhe një lajm i mirë. Ai ka të bëjë pikërisht me dopingun, por këtë herë në favorin e peshëngritësit tonë Erkand Qerimaj. Në statusin e tij në Facebook, Qerimaj ka treguar gjithçka rreth këtij fakti. Duke qenë se ai garoi në peshën 77 kg në këtë Botëror ku në stilin e shkëputjes u rendit në vendin e katërt me 155 kg, dhe dje konkurrenti i tij, rumuni Dimitru Kaptaru, ka rezultuar pozitiv pas analizave anti-doping, duke u skualifikuar nga vendi i tretë. Automatikisht Medalja e Bronzit është e Qerimajt, i renditur në vendin e katërt në këtë Kampionat Botëror, në stilin e shkëputjes në peshën 77 kg. Pas rastit të peshëngritëses tonë Romela Begaj, si pozitive në testin anti-doping, Shqipëria e shtangës ka marrë kështu një lajm të gëzueshëm, i cili ndoshta do të jetë si një ogur i mirë për ta përmirësuar situatën e rënduar, edhe pas dorëheqjes së Presidentit Gjoza.
Sigal