Qau pasi i theu këmbën, futbollisti i West Brom mesazh prekës për mesfushorin e Everton

722
Ndeshja e “Premier League” mes Everton dhe West Brom kaloi në plan të dytë dje pasi fatkeqësisht mesfushori i Everton James McCarthy theu këmbën. Kjo pas një ndërhyrje të paqëllimtë të Salomon Rondon i cili po përpiqej të largonte topin.
Të gjithë u ndjen keq për futbollistin e Everton, por asnjë më shumë se Rondon i cili filloi të qajë në fushë pasi kuptoi se kundërshtari i tij pësoi një dëmtim kaq të tmerrshëm. Shokët e skuadrës u përpoqën ta ngushëllonin sulmuesin nga Venezuela por u pa qartë se ai nuk po shpëtonte dot nga ndjenja e fajit.
Pak orë pas përfundimit të ndeshjes, Salamon nëpërmjet rrjeteve sociale i dedikoi një status kundërshtarit të tij që pa dashje i theu këmbën.
28-vjeçari shkruante: “Unë jam absolutisht i shkatërruar pas një incidenti kaq fatkeq. Ndjehem shumë keq për James.
Rivaliteti harrohet kur një koleg vuan një dëmtim të tillë të pafat. Edhe sikur ajo lëvizje të kishte rezultuar në gol, unë do të preferojë të mos shënoja nëqoftëse një kundërshtar do të shmangte vuajtjet e një dëmtimi të tillë të tmerrshëm.
I uroj James një shërim të shpejtë dhe shpresoj ta shoh sa më parë duke luajtur përsëri.”

nintchdbpict0003794980911
Sigal