Putin: Blatter meriton “Nobelin”

458
Blatter meriton çmimin “Nobel” për punën e bërë nuk është i përfshirë në korrupsion- kështu është shprehur presidenti rus Vladidmir Putin dje gjatë një interviste për RTS radiotelevizionin zvicerian sipas CNN.
Kjo deklaratë vjen dy ditë pas hedhjes në Petersburg të Rusisë të shortit për botërorin e 2018.
“Unë mendoj se njerëz si Z.Blatter liderët e federatave sportive ndërkombëtare meritojnë një mirënjohje të veçantë”, – tha Putin. 
“Nëse dikush meriton çmimin Nobel këta njerëz janë kryesorët”, theksoi Putin.
Presidenti rus nuk e ka specifikuar se për cilat nga çmime “Nobel “po fliste. Por fjalët ngjyra të ndezura të udhëheqësit rus mund hedhin disi dritë dyshimi lidhur me korrupsionin që aktualisht përfshiu FIFA-n, të cilën Blatter e ka kryesuar 17 vitet e fundit.
Putin tha gjithashtu se nuk e beson se Blatter është përfshirë në këtë skemë korrupsioni për të cilën u përfol
“Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për situatën në të cilën Z. Blater ndodhet në këtë moment. Unë nuk dua të flas me detaje, por nuk besoj se një fjalë në lidhje me te do te thotë se është i përfshirë në korrupsion personalisht,” tha ai. 
Sigal