Publikohen formacionet zyrtare: Çeki – Kosovë

98

Sot në orën 20:45 Kombëtarja e Kosovës do të përballet në transfertë me Çekinë, në kuadër të eliminatoreve të EURO2020.

Para pak minutash janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

“Dardanët” vijnë në këtë takim me shumë mungesa, ku më kryesorja është ajo e Vedat Muriqit. Megjithatë trajneri Bernard Challandes e ka gati formacionin anti- Çeki.

Pritej që në majën e sulmit të ishte Rashica, mirëpo trajneri i Challandez ka vendosur t’ia besojë Atdhe Nuhiut.

Ndërkohë nga ana tjetër për ekipin çek mungesë e rëndësishme është ajo e Patrick Schik.

Më poshtë keni dhe formacionet zyrtare:

Image