PSG nuk e fal Neymarin për vonesën, ja dënimi që i ka vendosur

567
Sigal

Situata në Paris vazhdon të jetë shumë e tensionuar sa i përket çështjes Neymar. Futbollisti brazilian nuk ka shkuar të hënën në fazën përgatitore të ekipit, duke qëndruar në Maracana, ku ndoqi nga afër finalen e Kupës së Amerikës, duke tërbuar drejtuesit e parizienëve.

Për këtë motiv, sipas asaj që shkruan, UOL Esporte, PSG ka vendosur për ta gjobitur Neymarin me një gjobë prej 375 mijë eurosh. Braziliani nëpërmjet babait të tij, ka bërë të ditur se pushimet e tij për shkak të angazhimeve edhe me sponsorët do të zgjasë deri më 15 korrik.

Në Paris duket se janë lodhur nga kapriçot e tij, duke bërë që Leonardo ta mendojë seriozisht shitjen e tij gjatë kësaj vere për një ofertë të lart që do ta kalojë shifrën e 222 milionë eurove.

Për momentin interesimi për të është nga Barcelona, por katalanasit kërkojnë që të përfshijnë edhe disa futbollistë në blerjen e tij, duke mos dërguar një ofertë në cash.