PSG lë Ronaldon, mendon për Bale

505
PSG përforcimet i kërkon vetëm nga Real Madrid. Klubi francez që pretendoi blerjen e portugezit Cristiano Ronaldo, tashmë ka vendosur në shënjestrën e tij Gareth Bale.
Sipas asaj që publikohet te “The Telegraph”, uellsiani është zgjedhja e parë e kampionëve të Francës, për të zërë vendin e Ibrahimovic që pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Sulmuesit suedez i skadon kontrata me parizienët në 30 qershor dhe deri tani nuk flitet për mundësinë e rinovimit të saj. Për këtë arsye klubi transalpin po kërkon të bëjë një blerje që të ketë edhe impakt mediatik, siç është ajo e Bale. Por jo vetëm kaq, PSG ka në listën e shpenzimeve edhe Eden Hazard e Neymar. Nëse këtë pikë, futbollisti belg është më i arritshëm për francezët, edhe pse babai i futbollistit, Thierry Hazard deklaroi se djali i tij do të respektojë kontratën me londinezët Chelsea, kontratë që skadon në 2020.
Sigal