PSG-ja e turpëron, Barça me një këmbë jashtë Champions-it

477
Barcelona ka përjetuar sonte një nga mbrëmjet më të errëta në historinë e saj në Ligën e Kampionëve. Katalanasit u turpëruan 4-0 nga PSG-ja në përballjen e vajtjes për fazën e 1/8-ve.

Dueli në “Parc de Princes” nuk pati histori, me vendasit që dominuan gjerë e gjatë përballë spanjollëve që ishin larg shkëlqimit të zakonshëm.

Angel Di Maria ishte ylli i mbrëmjes me dy gola spektakolarë në minutat 18’ dhe 55’, ndërsa “pokerin” e plotësuan Draksler pesë minuta para pushimit dhe Kavani në të 72-in.

Me këtë triumf francezët udhëtojnë të qetë drejt Katalonjës në takimin e kthimit pas tri javësh, ndërsa për ekipin e Luis Enrikes misioni duket i pamundur.
Sigal