PSG-Barcelona, dueli i gjigantëve

535
Sigal

LIGA E KAMPIONEVE/ Zlatan Ibrahimoviç ia kalon Lionel Mesit vetëm në shitjen e librave

 Paris Zhermen-Barcelona është një nga duelet më të shumëpritur të Ligës së Kampioneve. Ndeshja është e vlefshme për çerekfinalet. Në aksion do të jenë disa nga lojtarët më të mirë në botë, boll të kujtosh se për skuadrën franceze do të luajë sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç (me një të kaluar edhe te Barcelona), ndërkohë që për katalanasit në “Park dë Prëns” të Parisit do të zbresë Lionel Mesi, fitues i katërfishtë i “Topit të Artë”, i konsideruar si jashtëtokësor. Gjithsesi, në specialen e gazetës “Telegraf”, kjo ndeshje është parë në një këndvështrim krejt tjetër.

 PARATË E SHPENZUARA

Paris Sën Zhermeni është në duart e sheikëve arabë, të cilët nuk kanë kyrsyer asgjë për të pasur një ekip me emra të mëdhenj. Duek parë ekipin tip të PSG-së (Sirigiu, Aleks, Zhallet, Tiago Silva, Maksuell, Verratti, Matuidi, Lukas, Pastore, Ibrahimoviç, Laveci), shumat shkojnë në një total prej 215 milionë euro të shpenzuara. Transferimet e Tiago Silvës (42 milionë euro), Lukasit (40 milionë euro) dhe Pastores (43 milionë euro) janë ato që rëndojnë bilancin parizien. Barcelona ka ndjekur nga ana e saj një politikë tjetër, atë të formimit të lojtarëve në Akademinë e saj. Për 11 lojtarët kryesorë (Valdes, Dani Alves, Puyol, Pike, Alba, Busquets, Xavi, Iniesta, Villa, Mesi, Pedro) nuk janë shpenzuar më shumë se 97 milionë euro. Shifra mund të ishte edhe më e ulët, në rast se lojtarë të ekipit tip, të tillë si Zherard Pike dhe Zhordi Alba, të cilët janë formuar në klub, fillimisht janë transferuar dhe më pas janë rekrutuar disa vite më vonë.

 RRJETET SOCIALE

Në rrjetet sociale, dominimi i Barcelonës është krejtësisht e qartë. Klubi katalanas numëron kështu më shumë se 41 milionë fans në faqen e tij në “Facebook”, kundrejt 2.3 milionë që ka PSG-ja. Edhe në “Twtter”, Barcelona ka 8.4 milionë ndjekës, kundrejt 500 mijë që ka klubi parizien. Duhet pohuar fakti që, klubi katalanas është shumë më i vjetër se ai PSG-së, pasi është krijuar në vitin 1899. Klubi i kryeqytetit francez është një “vogëlush”, në këtë raport: ai është krijuar në vitin 1970. Gjatë atyre viteve, përfshirë edhe titujt e fituar, Barcelona ka fituar një popullaritet të madh.

 GJATËSIA MESATARE

Nëse ka një fushë, ku PSG-ja shpreson ta shfrytëzojë maksimalisht kundershtarin e tij barcelonas, është ajo ajrore. Zlatan Ibrahimoviçi është lojtari më shtatlartë i të dy ekipeve: 1.95 m. Te Barcelona, më shtatlarti është Serxho Buskets: 1.89 m. Por, të dy kanë një profil krejt të ndryshëm. Mesatarja e lojtarëve të është 1.81 m, ndërkohë që ajo e Barcelonës është 1.77 m. Një diferencë që u jep katalansve më dinamizëm në lojën me topa të ulët, gjallëri në lëvizje dhe privilegjin që të kenë një lojë më të gjallë.

 SHITJA E LIBRAVE

Në këtë kriter, PSG-ja e fiton duelin me Barcelonën, boll të kujtosh se dy yjet e ekipeve: Zlatan Ibrahimoviç dhe Lionel Mesi, kanë një diferenca të mëdha në shitjen e librave autobiografikë. Shumë autorë kanë punuar në jetëshkrimin e argjentinasit, por askush nuk ka njohur një sukses komercial. Për shembull, “Mesi, një jetë me gërma të mëdha”, e Frederik Traini, nuk ka shitur më shumë se 6500 kopje. Përkundrazi, biografia e suedezit “Unë, Zlatan Ibrahimoviç”, e firmosur nga vetë Zltani dhe e shkruar nga David Lagerkranz, është në 100 mijë kopje brenda dy muajve në Francë.

 SKUADRA KOZMOPOLITE

Paris Sën-Zhermeni ka rekrutuar shumë lojtarë të huaj dy vitet e fundit. Janë aq shumë, sa klubi i kryeqytetit francez numëron tetë kombësi të ndryshme në efektivin e tij: franceze, italiane, braziliane, holandeze, angleze, argjentinase, suedeze dhe nga Bregu i Fildishtë. Barcelona nga ana e saj ka shtatë kombësi; spanjolle, franceze, braziliane, meksilane, argjentinase, kamerunase dhe kiliane. PSG-ja ka 13 të huaj nga 26 lojtarët e saj profesionistë, pra 50% të efektivit, kur ky tregues te Barcelona nuk shkon më shumë se 30% (10 nga 33 lojtarë).

 KAPACITETET E STADIUMEVE

Në planin e infrastrukturës, PSG-ja nuk mund të rivalizojë me atë të Barcelonës. Stadiumi i klubit katalanas, “Kamp Nou”, ka një kapacitet prej 98 787 shikues. “Park Dë Prëns” nuk mund të mbledhë më shumë se 49 691 spektatorë. Gjithsesi, drejtuesit e klubit francez kanë ndërmend ta shtojnë kapaciteti mbartës në vitet që do të vinë. Edhe përsa u përket aboneve, PSG-ja nuk mund të matet me Barcelonën. Klubi francez ka vetëm 25 000 besnikë, ndërkohë që klubi katalanas ka një “rezervuar” prej 175 000 “socios”.

 BUXHETET FINANCIARE

Me mbërritjen e aksionarëve nga Katari, buxheti i Paris Sën Zhermenit u rrit brenda dy vjetësh nga 80 në 300 milionë euro. Në raport me kampionatin francez, kjo është një shifër shumë e madhe. Sa për ta ilustruar, ai është dy herë më i madh se buxheti i Olimpikut të Lionit. Gjithsesi, buxheti i Barcelonës është më i madh se ai i PSG-së. Për sezonin 2012-2013, klubi katalanas ka në dispozicion një shumë prej 470 milionë eurosh. Të ardhurat vijnë nga e drejta televizive, shitja e biletave, por dhe nga shitja e produkteve të ndryshme.

 TROFETË E TRAJNERËVE

Në planin e trofeve të fituara nga trajnerët, Barcelona është larg PSG-së. Trajneri i PSG-së, Karlo Ançeloti, ka një dominim të qartë dhe të madh ndaj homologut katalanas, Tito Vilanova. Italiani ka grumbulluar 11 trofe në karrierën e tij, përfshirë dhe dy në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që Vilanova është ende i “virgjër”. Gjithsesi, ai ishte ndihmësi i Guardiolës në periudhën 2007-2012, me të cilin fitoi 14 trofe.

PARISI DHE BARCELONA

PSG-ja dhe Barça janë klube, por gjithashtu dhe flamurmbajtës të qyteteve të tyre. Ato janë skuadra shumë popullore. Parisi si qytet është më i madh, më i populluar. Parisi ka një popullsi prej 2 228 265 banorë, kundër 1 620 943 që ka Barcelona. Në termat e sipërfaqes, kryeqyteti francez është gjithashtu më i madh: 105,4 km2 kundër 101,9 km2. Ndërsa Barcelona është qyteti i dytë më i rëndësishëm i Spanjës, Parisi është në vendin e parë në Francë.

LIGA E KAMPIONEVE

ÇEREKFINALET

NDESHJET E PARA

Sot, 2 prill 2013

PSG-Barcelona 20:45

Gjyqtar: V. Shtark (Gjermani)

Stadiumi: “Parc des Princes, Paris

Bajern-Juventus 20:45

Gjyqtar: M. Klatenburg (Angli)

Stadiumi: “Arena Munchen”, Munih

Nesër, 3 prill 2013

Malaga-Dortmund 20:45

Gjyqtar: J. Erikson (Suedi)

Stadiumi: “La Rosaleda”, Malaga

Real Madrid-Gallatasaraj 20:45

Gjyqtar: S. Odvar Moen (Norvegji)

Stadiumi: “Santiago Bernabeu”, Madrid

Teuta, Flamurtari, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia synojnë pjesmëarrjen në Ligën e Europës

 Pesë ekipe në luftë për Europën

 Skënderbeu është shumë pranë titullit të tretë rresht kampion, pas atyre në sezonet 2010-2011 (me trajner Shpëtim Duron), 2011-2012 (me trajner çekun Stanislav Levi). Skuadra korçare ka një avantazh prej +11 pikësh ndaj durrsakëve, kur kanë mbetur edhe gjashtë javësh nga përfundimi i kampionatit dhe janë 18 pikë në lojë. Kjo diferencë e bën ekipin e Mirel Josës të sigurt në fitimin e titullit dhe pjesëmarrjen për të tretin vit rresht në Ligën e Kampioneve. Pjesa më e interesante e kampionatit është ajo që ka të bëjë me ekipet që do të luajnë në Ligën e Europës. Teuta, Flamurtari, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia synojnë pjesmëarrjen në Ligën e Europës. Kuqezinjtë vlonjatë nëse kishin ndopak shpresa për ti dhënë jetë garës për titull, tani hedhin sytë tek vendi i dytë dhe pjesëmarrja në evropë. Një objektiv i ndërlikuar duke parë që java ka folur pikërisht për ndjekëset, pasi Kukësi, Tirana dhe Vllaznia kanë marrë pikët e plota, duke u rikthyer fuqishëm në garën për Europa Ligë. Fitorja e Kukësit ishte domethënëse pasi vulosi fatin e Shkumbinit që pas gati dy dekadash duhet të lërë elitën e futbollit shqiptar. Edhe pse matematika lë gjithçka të hapur, tashmë Apolonia, Tomori, Shkumbini dhe Luftëtari duken të destinuar për të luajtur në kategorinë e parë sezonin e ardhshëm. Lajm përbën fitorja e Tiranës, pasi në një nga periudhat më të këqija të saj gjen suksesin me djemtë e ri në fushën e lojës, ku evidentohet debutuesi caka në portën e bardhebluve. Tashmë me kreun thuajse të blinduar nga skënderbeu dhe me katërshen e fundit që njeh fatin e vet, kampionati shqiptar do të fokusohet vetëm tek zona evropiane, ku Teuta, Flamurtari, Kukësi, Vllaznia dhe Tirana do të konkurrojnë për dy vende që të çojnë në Ligën e Europës.

Pesë ekipet e para

RENDITJA

Liga e Kampioneve

1    Skënderbeu      20   49

Liga e Europës

2    Teuta           20   38

3    Flamurtari      20   36

4    Kukësi          20   36

5    Tirana          20   32

6    Vllaznia        20   32

Javët e mbetura

JAVA 21/ 06.04.2013

Flamurtari-Luftëtari

Besa-Kastrioti

Tirana-Skënderbeu

Teuta-Kukësi

Shkumbini-Vllaznia

Tomori-Apolonia

Laçi-Bylis

JAVA 22/ 13.04.2013

Luftëtari-Laçi

Bylis-Tomori

Apolonia-Shkumbini

Vllaznia-Teuta

Kukësi-Tirana

Skënderbeu-Besa

Kastrioti-Flamurtari

JAVA 23/ 20.04.2013

Kastrioti-Luftëtari

Flamurtari-Skënderbeu

Besa-Kukësi

Tirana-Vllaznia

Teuta-Apolonia

Shkumbini-Bylis

Tomori-Laçi

JAVA 24/ 27.04.2013

Luftëtari-Tomori

Laçi-Shkumbini

Bylis-Teuta

Apolonia-Tirana

Vllaznia-Besa

Kukësi-Flamurtari

Skënderbeu-Kastrioti

JAVA 25/ 04.05.2013

Skënderbeu-Luftëtari

Kastrioti-Kukësi

Flamurtari-Vllaznia

Besa-Apolonia

Tirana-Bylis

Teuta-Laçi

Shkumbini-Tomori

JAVA 26/ 11.05.2013

Luftëtari-Shkumbini

Tomori-Teuta

Laçi-Tirana

Bylis-Besa

Apolonia-Flamurtari

Vllaznia-Kastrioti

Kukësi-Skënderbeu