Pse dëmtohen atletët tanë para veprimtarive?!

588
OPINION
Rasti i Luiza Gegës, që u dëmtuar disa ditë para Kampionatit Botëror të Atletikës, ndoshta është edhe pak kompromentues për cilindo që, kur sjellë ndërmend situata para disa garave të tjera të saj, të hamendësojë ndryshe. Por është fakt, se atletët tanë pësojnë dëmtime para garave të mëdha, dhe rasti më i fundit para Luizës ishte edhe Kampioni i Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj. Të dy këto dëmtime, pikërisht para këtij botërori, ndoshta tregojnë se ende këta atletët janë amatorë në përgatitjet e tyre, në kohën kur janë jashtë kontrrollit të trajnerëve. E fundit me Luizën, pasi trajneri i saj Taulant Stërmasi ndodhej në një event atletike në Hungari. Kësisoj, le të themi se ende nuk kemi profesionistë që ta menaxhojnë veten pa asistencën e trajnerëve. Por, veç keqardhjes për dëmtime, të gjithë atletët duhet të kuptojnë se, në eventet ku duhet të shkojnë përfaqësojnë Shqipërinë, dhe shqiptarët janë të ndjeshëm kur nuk e shohin flamurin kuqezi atje. Ndaj kujdes me dëmtimet Luiza, Izmir e të tjerë, veç vehtes, mendoni edhe flamurin kuqezi, jo vetëm kur bëni shqiponjën. Të qënurit profesionist, nuk nis nga gara, aty është kulmi i profesionizmit tuaj.
Sigal