Provokon Naxhi Shensoj: “Fitojmë ndaj Partizanit!”

586
Sigal

Trajneri karizmatik i Kukësit: “Kemi bërë blerje të goditura. Jemi për titull”

Trajneri i Kukësit, Naxhi Shensoi, e cilësoi si një sfidë tepër të vështirë ballafaqimin me Partizanin e vendit të dytë. Duke folur për gazetën “Telegraf”, kosovari me pasaportë turke i bëri një analizë të hollësishme gjendjes së skuadrës së tij, përgatitjeve dimërore në Antalia të Turqisë, blerjeve të reja, si dhe kundërshtarin e radhës. Në përballjen e fazës së parë, Partizani e fitoi me rezultatin 1-0, takim që u luajt në fushën asnjanës të Krujës, por në bankinë ishte Aramando Cungu, i cili u shkarkua menjëherë pas humbjes. Golin e vetëm të takimit e shënoi Jozef Thana në minutën e 77-të, ndërkohë që Kukësi luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 54-ta pas ndëshkimit me kartonin e kuq të Ervis Koçit. Partizani-Kukësi do të luhet, më 1 shkurt në orën 17:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. “Për mua, cila skuadër do të përshtatet dhe do të harmonizohet më shpejt me grupin e rinj të lojtarëve, do të jetë më afër fitores. Gjithsesi, jam optimist se fitues”. Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Partizani, i vendit të dytë ka grumbulluar 26 pikë, një më shumë se Kukësi i vendit të katërt, 25 pikë. Ndeshja është shumë e rëndësishme, pasi një fitore Kukësit do të thoshte vendi i dytë. Të dyja skuadrat e kryen fazën përgatitore dimërore në Antalia të Turqisë

 – Zoti Shensoi, të shtunën do të nisë pjesa e dytë e Kategorisë Superiore, teksa Kukësi juaj do të përballet me Partizanin e vendit të dytë. Skuadra juaj e zhvilloi përgatitoren në Tiranë dhe Turqi. Sa i përgatitur është ekipi?

– Sigurisht, që ndihemi gati për ta rifilluar sa më mirë kampionatin, pas pushimeve. Në bazë të një programi të mirëdetajuar, zhvilluan fazën e parë të përgatitjeve në Tiranë. për t’u transferuar në Antalia të Turqisë, ku realizuam edhe përgatitjet optimale, si nga pikëpamja fizike, ashtu edhe atë taktike. Ne ishim të akomoduar në hotelin me pesë yje “Kremlin Palace”, i cili kishte gjashtë fusha me bar për stërvitje. Për fat të mirë, edhe koha ishte ideale për punë.

– Katër miqësore të zhvilluar në Turqi. Sa mendoni se e kanë ndihmuar ekipin të konsolidohet, duke parë dhe blerjet e reja?

– Antalia është një nga qendrat më të mëdha sportive ne botë, teksa këtë vit u vendos edhe një rekord, pasi në hotelet e saj ishin akomoduar 2200 skuadra nga Europa dhe vendet e tjera të botës. Kështu që, ne nuk e patëm vështirë për të gjetur ekipe kundërshtare për të zhvilluar katër të tilla. Luajtëm me Nasaf Qarshi nga Uzbekistani (1-2), kazakistanezët e FK Kaisar (1-1), ukrainasit e Çernomorets Odësës (1-4) dhe kroatët e Hrvatski Dragovoljac (0-1). Gjatë takimeve provuam shumë lojtarë, prej të cilëve mbeta i kënaqur.

– Kukësi ishte një nga ekipet më aktive në merkato, duke zyrtarizuar jo pak, por tetë blerje.

– Kukësi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë me 25 pikë, tetë më pak se lideri i kampionatit, Skënderbeu. Pas analizës së asaj faze, së bashku edhe me drejtuesit e klubit arritëm në konkluzionin se lojtarët e huaj nuk e bënin aspak diferencën e duhur dhe se nuk kishin e produktivitetin e lartë për synimet dhe objektivat e Kukësit. Angazhuam lojtarë të tillë si Izuçuku, të cilin e njoh shumë mirë, pasi e kam pasur nën urdhrat e mia kur drejtoja Bylisin; kamerunasin Piere Boja, i cili ka një CV shumë të pasur, pasi ka luajtur për Partizanin e Beogradit, Rapidin e Bukureshtit, por edhe në Austri e Danimarkë. Gjithashtu erdhën edhe mesfushori Henri Uçe, mbrojtësi i djathtë Peter nga Nigeria.

– Mbrojtja ka qenë një nga shqetësimet tuaja, a jeni të kompletuar tani me ardhjet e reja?

– Po, është e vërtetë që mbrojtja ka qenë një shqetësimet e mia dhe se unë nuk kam qenë i kënaqur, pasi kemi pësuar 16 gola, në po aq ndeshje. Jemi përforcuar me një emër shumë serioz, malazezin Dikaneviç, i cili ka qenë kampion me Buduçnosit e Podgoricës. Pata fatin që t’i kem në përgatitore, kështu që tani më duhet t’i harmonizoj sa më shpejt me pjesë tjetër të skuadrës, si nga ana taktike, ashtu dhe nga pikëpamja shoqërore. Sigurisht, që kërkon kohë për të arritur në perfeksion të plotë të skuadrës.

Të shtunën, kundër Partizanit, ekipit të vendit të vendit të dytë e që e ka fituar sfidën direkte në fazën e parë. Sa e përgatitur është skuadra për të fituar në “Qemal Stafa” e për të marrë vendin e dytë?

– Partizani është në vendin e dytë. Edhe ai është përforcuar me lojtarë të rinj. Normale që, e kemi studiuar, pasi edhe ata e kryen fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Gjithsesi, unë në metodologjinë time të punës, vetëm sa analizoj kundërshtarin, pasi më tepër përqendrohem te skuadra ime. Për mua, cila skuadër do të përshtatet dhe do të harmonizohet më shpejt me grupin e rinj të lojtarëve, do të jetë më afër fitores. Gjithsesi, jam optimist se fitues në “Qemal Stafa”.

Java XVII

 1 shkurt 2014

Besa-Laçi                   14:00

Kastrioti-Tirana         14:00

Partizani-Kukësi        17:00

2 shkurt 2014

Bylis-Flamurtari        13:00

Skënderbeu-Vllaznia 13:00

Teuta-Lushnja           17:00

RENDITJA

1     Skënderbeu         16   +12 33

2     Partizani             16   +3   26

3     Laçi                     16   +3   25

4     Kukësi         16   +1   25

5     Flamurtari           16   +4   24

6     Teuta                  16   +0   24

7     Besa                    16   -3    21

8     Vllaznia       16   +1   21

9     Bylis                   16   +2   21

10   Lushnja        16   -6    18

11   Kastrioti             16   -6    16

12   Tirana          16   -11  12

– Flamurtarit i janë zbritur tri pikë nga Komisioni i Disiplinës

 Naxhi, trajner në gjashtë shtete të ndryshme

 Shensoj ka një karrierë të gjatë si trajner, madje ai mund të jetë shqiptari i vetëm që ka drejtuar klube në gjashtë shtete të ndryshme: Shqipëri, Turqi, Serbi, Arabinë Saudite, Azerbajxhan dhe Bullgari. Në Turqi, ka qenë ndihmësi i trajnerit të famshëm jugosllav, Todor Vesiloniviç, te Fenerbahçe. Më pas ka punuar si trajner kryesor i Istambulsporit. Kam punuar tri herë në Azerbajxhan me klubin Turan. Në Bullgari ka drejtuar pesë klube: Belasicën, Vihrenin, Pirinin, Sllavian dhe Lokomotivën e Plovdivit. Në Serbi ka drejtuar BSK Borça, ndërsa në Arabinë Saudite kam qenë trajner i klubit Najran. Dy vitet e fundit ka drejtuar në Shqipëri, Bylisin. Aktualisht, drejton Kukësin nga java e 7-të e Kategorisë Superiore të këtij edicioni. I diplomuar për Ekonomi dhe zotërues i gjashtë gjuhëve ai është trajneri i parë që ka marrë licencën “UEFA PRO” (2007) në Turqi, ndërkohë që në të kaluarën i është bërë ofertë edhe për të drejtuar Kombëtare e futbollit të Azerbajxhanit.

Pas ndeshjes së parë iku Cungu

 Në përballjen e fazës së parë, Partizani e fitoi me rezultatin 1-0, takim që u luajt në fushën asnjanës të Krujës, por në bankinë ishte Aramando Cungu, i cili u shkarkua menjëherë pas humbjes. Golin e vetëm të takimit e shënoi Jozef Thana në minutën e 77-të, ndërkohë që Kukësi luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 54-ta pas ndëshkimit me kartonin e kuq të Ervis Koçit.

Një pikë më pak se Partizani

 Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Partizani, i vendit të dytë ka grumbulluar 26 pikë, një më shumë se Kukësi i vendit të katërt, 25 pikë. Golashënuesit më të mirë të dy ekipeve janë Renato Hyshmeri e Julian Malo për Partizanin, si dhe Sokol Cikalleshi e Gerhard Progni për Kukësin, që të gjithë në kuotën e katër golave.

Një Kukës “Made in Afrika!”

 Kukësi ka bërë “bumin” e madh në merkaton e janarit, pasi ka nënshkruar me tetë lojtarë njëherësh. Pjesën e “luanit” në këto kontrata e kanë pesë nigerianët. Solomonson Izuçuku, Henri Uçe, Olaunmi Olabisi, Ismail Gata Adeshina dhe Peter Terna Susuam. Mirëpo përveç tyre kanë nënshkruar edhe kamerunasi Pierr Boya e shkodrani Artan Thorja. I fundit që mbërriti ishte mbrojtësi malazez Dorde Dikanoviç. Ata kanë zënë vendin e katër të huajve që u larguan në fund të janarit, konkretisht të sulmuesit serb Lazar Popoviç, qendërmbrojtësit Lukas Malakarne dhe mesfushorëve Kristian Dragoi e Davor Bratiç.

Ujkani: “Nuk largohem nga Palermo”

 Samir Ujkani po kalon një formë shumë të mirë. Në fakt, pas një periudhe të vështirë nëpër të cilën kaloi muajve të fundit, portieri i Shqipërisë ka dalë sërish në dritë, duke u bërë shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, Palermo. “Gardiani” kuqezi po shkëlqen në Serinë B dhe është njëri prej më të dalluarve që skuadra e tij kryeson renditjen. “Jam në formë shumë të mirë. Besimi i klubit dhe trajnerit ndaj meje është shumë i madh. Dhe besimin e tyre unë po mundohem ta shpaguaj në fushë. Në ndeshjet e fundit kam bërë paraqitje shumë të mira, për këtë kam marrë komplimente. Tani mua më mbetet të vazhdoj kështu”, theksoi ai. Skuadra e Ujkanit kryeson renditjen e Serisë B me 41 pikë, e ndjekur furishëm nga Empoli. Por, portieri kosovar beson se skuadra e tij do ta ruajë këtë pozicion deri në fund të edicionit. “Qëllimi i skuadrës sime dhe i imi është të rikthehemi në Serinë A. Jam optimist se do t’ia dalim. Në fund portieri kuqezi ka folur për të ardhmen e tij: “E ardhmja ime është Palermo. Kam kontratë me këtë klub edhe për një vit, dhe të dyja palët jemi të interesuara për ta respektuar kontratën”, tha Ujkani.

U-19, dy miqësore me Maqedoninë

 Në datat 11 dhe 13 shkurt 2014, ekipi Kombëtar U-19 meshkuj do te zhvilloje dy  miqësore kundër Maqedonisë. Ndeshja e parë do të luhet në Strugë dhe e dyta ne Pogradec. Qëllimi i këtyre takimeve është që të zhvillojmë sa më shumë ndeshje dhe Maqedonia është  një mundësi shumë e mirë, pasi afërsia na lejon që secili ekip të qëndrojë në rezidencën e tij dhe të takohemi në ditët e ndeshjeve. Sipas burimeve nga FSHF-ja, pas çdo ndeshje do të ketë drekë të përbashkët me te dy ekipet, e parë kjo edhe në kuadrin e socializmit dhe shkëmbimit te eksperiencave. Ndeshje të kësaj natyre do të kemi edhe me ekipin U-17 në muajin mars.

11 shkurt 2014

Maqedoni-Shqipëri

Strugë, 13:00

13 shkurt 2014

Shqipëri-Maqedoni

Pogradec, 12:00