Provokoi gjyqtaren anësore me një “zemër”, kryesorja i tregon vendin

744
Në një ndeshje miqësore në Brazil mes “Miqve dhe Tites” dhe “Miqve të Kariles” ka ndodhur një episod shumë i veçantë dhe mjaft interesant në të njëjtën kohë.
Ish-futbollisti i disa skuadrave si në Europë ashtu edhe në Brazil, Denilson, i cili ka luajtur për Betis, San Paolo e Flamengo, në një moment gjatë lojës u sinjalizua për pozicion jashtë lojë nga gjyqtarja e katërt. Denilson i irrituar u afrua drejt gjyqtares së katërt duke i ‘dedikuar’ një zemër, e cila nuk i pëlqeu aspak anësores që e raportoi.
Gjyqtari kryesor, që rastisi në të njëjtën kohë të ishte femër, e kërcënoi e nevrikosur Denilson për gjestin e bërë.
Ky veprim nuk u pëlqye aspak edhe në rrjetet sociale duke marrë shume komente negative për ish-futbollistin.
Sigal