Protesta tifozësh dhe rezultate surprizë, Besa zbret frikshëm

528
Ndërsa Tirana fitonte në transfertën e Cërrikut, tifozët e saj kanë protestuar kundër vendimit të policisë, për një rregull që policia ka vendosur gjatë hyrjes së tyre në stadium. Nëpërmjet një baneri që e shpalosën në rrugët e kryeqytetit, ata treguan se janë kundër identifikimit të tifozëve. “Jo emër- jo fytyrë”, kështu shkruanin ata në faqen zyrtare në “Facebook”. “Identiteti i tyre është “Tirona Fanatics” dhe nuk ka nevojë për më tepër…”. Ndërkohë që të shtunën, u luajtën 8 nga 10 ndeshjet e Kategorisë së Parë, ku në Grupin A veçohet humbja e Besës në Kavajë, në sfidën me Burrelin e vendit të fundit. Tashmë skuadra kavajase, nga pretendente po shkon në grupin e mbijetesës, e po kështu edhe Vllaznia B, e cila humbi 0-2 në Pezë ndaj Dinamos. Besëlidhja fitoi me Egnatian, skuadrën rivale për vendin e dytë në këtë grup, ndërsa për shkak të motit të keq, ndeshja Korabi-Erzeni u ndërpre në minutën e 27-të, kur rezultati ishte 2-1 për shijakasit. Në Grupin B, Tirana vazhdon shkëputjen në krye, ndërsa Bylisi shënon në ekstrem, por beratasit kanë protestuar për dhunë ndaj një zyrtari të tyre. Naftëtari bën bollëk golash ndaj Shënkollit, ndërsa humbja e Pogradecit në fushën e tij ndaj Ilirisë, mund të mbetet dyshimi i javës. Sot në ora 14:00, luhet ndeshja Korabi-Kastrioti.
Rezultatet-Java e 14-të
Datë 3 shkurt 2018 
GRUPI A
Besa-Burreli 0-1
Besëlidhja-Egnatia 1-0
Dinamo-Vllaznia B 2-0
Tërbuni-Erzeni (U ndërpre)
Sot, 5 shkurt 2018 
Korabi-Kastrioti 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 13 32
2. Egnatia 14 25
3. Besëlidhja 14 21
4. Dinamo 14 21
5. Erzeni 13 19
6. Tërbuni 13 17
7. Korabi 13 14
8. Besa 14 13
9. Vllaznia B 14 12
10. Burreli 14 12

Rezultatet-Java e 14-të
Datë 3 shkurt 2018 
GRUPI B
Bylis-Tomori 1-0
Turbina-Tirana 1-2
Shkumbini-Apolonia 2-0
Naftëtari-Shënkolli 5-2
Pogradeci-Iliria 0-1

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 14 37
2. Bylis 13 30
3. Tomori 14 23
4. Apolonia 14 23
5. Pogradeci 14 21
6. Shënkolli 13 17
7. Iliria 14 16
8. Shkumbini 14 12
9. Turbina 14 9
10. Naftëtari 14 8
Sigal