Propozim në fushë futbolli: lojtari i City është romantik, por vajzën e bindi fitorja ndaj Ronaldos

413
Sigal

Në gjunjë mbi një fushë futbolli, rrethuar nga qindra trëndafila të kuq. Më romantik se kaq vështirë se mund të ishte futbollisti i Manchester City, Oleksandr Zinchenko, në propozimin e tij të martesës.

Ukrainasi i ka kërkuar përgjigjen në këtë mënyrë të fejuarës Vlada Sedan dhe ka zgjedhur për ti kërkuar dorën gazetares, pas kualifikimit të Kombëtares ukrainase në Europianin 2020 falë fitore 2-1 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldo, të cilin Vlada e ka të preferuarin e saj. Vajza nuk i ka rezistuar dot gjestit romantik të futbollistit e, natyrisht, është përgjigjur “po”.