Pronari i Fulham, Shahid Khan, 800 mln paund për blerjen e “Uemblit”

548
Pronari i ekipit të Fulhamit që militon në Divizionin e Dytë të Kampionatit Anglez, pronar edhe i ekipit të NFL-së amerikane, Xheksonvill Xhaguars, amerikani Shahid Khan, i ka dërguar Federatës Angleze të futbollit një super-ofertë “të çmendur” prej 800 milionë paund, për të blerë stadiumin “Uembli” të Londrës. Ofertën ai e ndan në dy drejtime: 500 milionë paund për stadiumin, ndërsa 300 milionë paund për Federatën e Futbollit, e cila të mund të mbajë ende obligacionet dhe bizneset mikpritëse në stadiumin legjendar. “Do të përpiqemi të kujdesemi në mënyrën më të mirë të mundshme për një vend kaq ikonik”, ka qenë kjo deklarata e djeshme e Khan. “Uembli” ka kushtuar 757 mln paundë për t’u ndërtuar, dhe është hapur në vitin 2007.
Sigal