Prokuroria kërkon arrestimin e Kanter, fyeu Erdoganin në Facebook!

641
Edhe ndaj sportistëve, “operacioni fshesa” i Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndaj kundërshtarëve të tij, nuk po njeh limite. Dje, një prokuror turk ka bërë thirrjen për arrestimin e një basketbollisti turk që jeton në SHBA, për fyerje ndaj presidentit. Enes Kanter, i cili jeton në Amerikë dhe luan për ekipin e Nju Jork Niks, akuzohet se ka fyer presidentin në Twitter. Por, menjëherë pas këtij njoftimi, Kanter u përgjigj me fjalë të ashpra. “E kam thënë më pak se sa e meriton ai njeri pa nder. Shto edhe 4 vjet për mua, mjeshtër”. Gjatë këtij viti, Turqia ia revokoi basketbollistit pasaportën dhe lëshoi një urdhër arresti, duke e quajtur “person të arratisur nga drejtësia”, dhe pas ndalimit në Rumani, ku u mësua se pasaporta e tij ishte revokuar, Kanter e quajti Erdogan, si “Hitlerin e shekullit tonë”.
Sigal