Prof. Dr. Mehmet Spahiu: Në gjashtë javë mirë, por nuk kemi parë asgjë akoma!

670
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” pedagogu në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ja si e përshkruan situatën në futbollin superior
Skuadra e Skënderbeut luajti të enjten ndeshjen e tretë në Grupin B të Europa Ligë, si mendoni se u paraqitën korçarët?
Skënderbeu deri tani është treguar skuadra e konsoliduar, me një fizionomi e portret si skuadër që di të përballojë mirë Superioren, njëherësh edhe në Europa Ligë. Partizan i Beogradit ka më shumë përvojë, dhe këtë e tregoi në fushë, ndaj them se me barazimin duhet të jemi të kënaqur ne si tifozë, dhe vetë skuadra me drejtuesit e saj.

Në Kategorinë Superiore janë luajtur gjashtë javë, si i përshkruani ato?
Gjatë fazës së parë në sezonin e kaluar, pati disa problematika dhe e ftohu disi shikueshmërinë, ndërkohë që në këtë sezon në këto gjashtë javë nuk ka pasur dukuri që ta prishnin imazhin e lojës. Me kalimin e javëve kur bëhen më evidentë synimet e skuadrave, atëherë ndeshemi me problematikat, të cilat futbolli i ka si bashkudhëtare.

Sipas jush, sa janë shfaqur skuadrat në tërësi e vlerave të tyre në këto javë?
Kampionati është në fillimin e tij, dhe aparencën e ka të mirë. Kështu që unë mendoj se janë luajtur ndeshje të kënaqshme, ka pasur edhe ndeshje të mira, por edhe ndeshje që nuk kanë shprehur nivelin e kësaj kategorie.

Po renditjen e skuadrave nga kreu në fundin e saj, si e shikoni?
Me atë që kanë dhënë skuadrat në këto gjashtë ndeshje të para, besoj se është një renditje reale. Gjatë javëve në vazhdim, ato do të rikuperojnë gjithçka, në lojë dhe në rezultate, dhe ndryshimet do të jenë evidente në të dy kahet e renditjes aktuale.

Në 30 të luajtura, veçoni ndeshje të mira, cilësore dhe të nivelit të kësaj kategorie?
Për nga kualitetet dhe rrjedhshmëria në lojë me elementët e saj pozitivë, si ndeshja më e mirë mund them atë që u luajt në Durrës në javën e tretë, Teuta-Flamurtari 1-2. Mund të afrohet edhe sfida Kukësi-Skënderbeu 1-2 në javën e katërt. Ndërsa ndeshjet e tjera nuk kanë prodhuar ndonjë të veçantë që ta përmendim, thjesht janë luajtur sipas kalendarit.

Në javën e gjashtë kishte bollëk golash, 16, pse në javët e tjera goli ka qenë mungesë në disa skuadra, si Partizani, Lushnja, etj?
Nëse kjo (16) do të mbetet si shifër vetëm për këtë javë, atëherë them se është një rastësi. Por, nëse do të kemi shifra të tilla, pse jo edhe më të larta në shënimin e golave, atëherë do të themi se sulmi ka kapacitete dhe e ka bërë mirë detyrën.

Kanë ndikuar arbitrat në këto rezultate me gjykimet e tyre?
Gjithmonë arbitrat kontestohen në gjykimet e tyre, herë me të drejtë dhe herë padrejtësisht. Deri tani në një apo dy ndeshje mund të kemi aludime për gjykime të dobëta, të tjerat mendoj se kanë shkuar deri diku mirë. Kjo ndodh sepse ata kanë ndikime nga brenda FSHF-së, çka i ç’akordon dhe i çon në gabime.

Çfarë mund të veçoni në këtë sezon të ri, jo vetëm në Kategorinë Superiore?
Unë po ritheksoj një “merak” të vjetër. Për formulën me 10 skuadra të Kategorisë Superiore them se nuk shkon, sepse është e tillë që rrezikojnë skuadrat e elitës. Është formulë e konjukturave, e shembull tipik ishte Tirana e sezonit të kaluar që ra nga Superiorja, por fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Me 14 skuadra është strukturë më e vërtetë, dhe aty skuadrat janë më të mbrojtura.

Nisur nga gjashtë javët e para, mund të bëni një prognozë për verdiktet e këtij sezoni?
Për formulën me 10 skuadra të Kategorisë Superiore them se nuk shkon, sepse është e tillë që rrezikojnë skuadrat e elitës. Është formulë e koniukturave, e shembull tipik ishte Tirana e sezonit të kaluar që ra nga Superiorja, por fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Me 14 skuadra është strukturë më e vërtetë, dhe aty skuadrat janë më të mbrojtura

KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e shtatë
Të shtunën, 21 tetor 2017 
Luftëtari-Kukësi 14:00
Lushnja-Laçi 14:00
Të dielën, 22 tetor 2017
Vllaznia-Partizani 14:00
Flamurtari-Kamza 17:00
Të hënën, 23 tetor 2017 
Teuta-Skënderbeu 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 6 16
2.Kukësi 6 13
3.Flamurtari 6 9 
4.Kamza 6 9
5.Partizani 6 8
6.Laçi 6 7
7.Teuta 6 7
8.Luftëtari 5 5
9.Vllaznia 6 5
10.Lushnja 6 2
GOLASHËNUESIT
5 gola: Bushiç (Flamurtari) 
4 gola: Bakaj (2p) (Kukësi)
3 gola: Alijev (Kukësi), Lilaj (3p) (Skënderbeu), Raçiç (1p) (Kamza)
2 gola: Abazaj, Bregu (Luftëtari), Xhixha (Laçi), Taku, Soue (Skënderbeu), Hila (1p), Lena (Teuta), Sukaj (1p), Trashi (Partizani) 
1 gol: Shkodra, Muzaka, Dita, Jashanica, Xhejms (Skënderbeu), Çyrbja, Shehaj, Dosti (Teuta), Alvesh, Musta (Flamurtari), Kallaku, Eskuedra, Lushkja, Fangaj, Souza (1a), Rexhinaldo (1p) (Laçi), Kale, Guri, Et’hemi (Kukësi), Hasani, Gocaj (Vllaznia), Gava, Sefa (Lushnja), Rezi (Kamza)
Sigal