Prof. Dr. Mehmet Spahiu: Më shumë se sa ndeshjet dhe spektakli, çuditërisht FIFA kërkon ta kthejë vëmendjen te ndëshkimet!

93

Nga Agron KAJA

Dita e djeshme ishte më e “bollshmja” në golat e shënuar, u luajtën sfida interesante që i dhanë mundësi evidentimi golashënuesve. Ja këndvështrimi i specialistit të futbollit për ndeshjet dje dhe parashikimet për sot

E diela e djeshme regjistroi një nga rezultatet më të thella të këtyre finaleve në grupe, Angli-Panama 6-1, tani po “shkarkohen” golashënuesit?

Unë them se po shfaqen disa golashënues që nuk mendoheshin të tillë në këtë Botëror, sepse nuk janë ata që presim. Është pozitive që një lojtar si Kejn shënoi në dy ndeshje dhe kalon Kristiano Ronaldon, dhe kjo për anglezët është e veçantë në historinë e tyre në Botëror.

U shënuan 14 gola në dy ndeshjet e Grupit G, çfarë tregon ky detaj për Belgjikën e Anglinë?

Në dy ndeshjet e para që kanë luajtur, si Belgjika, ashtu edhe Anglia, realisht e kanë pasur fushën të hapur për rezultatet që kanë arritur. Ndoshta për nga bukuria e lojës, nuk mund të themi se janë në nivelin e lojës, Spanjë-Portugali 3-3, apo Argjentinë-Kroaci 0-3.

Nga të tria ndeshjet e djeshme, cila prej tyre tregoi më shumë nivel në lojë?

Ndeshja Japoni-Senegal 2-2, ishte më e mirë se dy ndeshjet e tjera, sepse ndeshja e mbrëmjes nuk kishte dinamikë. Japonia dhe Senegali u treguan rivalë të fortë mes tyre, ndërsa nga pikëpamja e veprimeve të sulm ishin më virtuozë dhe u dalluan si ndeshja më e mirë e ditës.

U veçuan arbitrat në tre ndeshjet e djeshme, me momente delikate për gjykimin?

Nuk u veçua ndonjë moment delikat në lidhje me arbitrat, dhe dje ata nuk kanë qenë faktorë në rezultatet që u arritën. Mendoj se jo vetëm dje, por gjatë gjithë këtyre 32 ndeshjeve të luajtura, ata janë bërë pjesë e bukurisë dhe e spektaklit në çdo sfidë.

Mendoni se pas dy ndeshjeve të para në grupe, disa skuadra po deklarohen si pretendente?

Deri tani, skuadrat që kanë dhënë më shumë kënaqësi në lojën e tyre janë Spanja, Portugalia, Kroacia dhe Gjermania në sfidën me Suedinë. Madje Kroacia po tregon se ka kualitete e potenciale që në këtë Botëror të shkojë në nivele të larta.

Çfarë mund të presim nga sot, që të gjitha do të luhen në të njëjtin orar?

Në këto sfida të fundit në grupe, mund të ketë edhe ndonjë surprizë, pse jo që sot në Grupet A dhe B. Por, duke qenë se rezultatet kanë qenë më shumë logjike, se sa të papritura, mendoj se edhe në këto ndeshje të fundit, më shumë prioritet do të kenë skuadrat kryesuese.

Mediat në Botëror informonin për një ndëshkim të mundshëm të Xhakës e Shaqirit, në këndvështrimin tuaj, çfarë mund të ndodhë?

FIFA është e ndjeshme në të tilla situata, kur ato politizohen, dhe mund të marrë ndonjë masë ndaj të dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri. Personalisht, veprimet e tyre i quaj sportive dhe jo politike, ndaj gjykimi sot nuk duhet bërë në planin politik.

E diel 24 qershor 2018, ora 17:00 në stadiumin e Ekaterinburgut, ndeshja e tretë Grupi H

JAPONI-SENEGAL 2-2

Shënues: T. Inui 34’, Honda 78’/ Mane 11’, Vague 71’

FORMACIONET

Japonia (1-4-2-3-1): Kavashima; H. Sakai, Yoshida, Shoi, Nagatomo; Hasebe, Shibasaki; Haragushi (Okazaki 75’), Kagava (Honda 72’), T. Inui (Usami 87’); Osako. Trajner: Nishino Akira

Senegali (1-4-3-3): Kh. Ndiaye; Sabali, Koulibali, Sane, Vague; Pa. Ndiaye (C. Ndaye 81’), A. Ndiaye (P. Koyate 65’), Gana; Ismaila, Niang (Diuf 86’), Mane. Trajner: Cisse Aliou

Gjyqtarët: Kryesor, Xhanluka Roki; Asistentë, Elenito Di Libertatore dhe Mauro Tonolini (Nga Italia); Zyrtar i katërt Abdulrahman Jassim (Nga Katari)

Kartonë të verdhë: T. Inui, Hasebe/ Sabaly, Niang, Ch. Ndoye

Ditëlindja e 31-të e Mesit festohet me një skulpturë çokollate në Moskë

Dje, kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, festoi ditëlindjen e tij të 31-të. Por e veçanta që vjen nga Moska, është se një grup pastiçierësh i kanë bërë një dhuratë shumë të veçantë. Ata kanë formuar imazhin e tij në një skulpturë me çokollatë, për të cilën është punuar për rreth një javë për të formuar, që peshon 60 kilogram. “Pasi mësuam se më 24 qershor Leo Mesi kishte ditëlindjen e tij të 31-të, menduam që ti bëjmë një dhuratë, një skulpturë me çokollatë. Ne do t’i japim Lionel Messit, Lionel Messin”, kështu ka deklaruar Daria Malkina, “arkitektja” e kësaj skulpture.

Zvicra në mbrojtje të Xhakës e Shaqirit, “Blick”: Janë vëllezërit tanë

Në mbrojtje të Xhakës e Shaqirit për simbolin e shqiponjës që ata bënë pas golave që shënuan në ndeshjen ndaj Serbisë, në mbrojtje të tyre ka dalë dje gazeta më e madhe sportive në Zvicër. “Blick” u kërkon të gjithë ndjekësve të tyre në Facebook që të t’u dërgojnë foto me simbolin e shqiponjës. Menjëherë kanë vërshuar komente nga lexues zviceranë dhe shqiptarë, ku përveç fotove me simbolin e shqiponjës, kanë lënë edhe komente pozitive në mbrojtje të lojtarëve shqiptarë që ishin në qendër të sulmeve nga pala serbe para dhe pas ndeshjes. Ja disa prej tyre: “Askush nuk flet për serbët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes thërritën ‘vrite shqiptarin’”, “Kosovarët dhe shqiptarët janë vëllezërit tanë, mbështetje e plotë për këta lojtarë”, “Të gjithë sulmuan në kore, fërshëllyen, dhe thirrën me slogane raciste, nacionaliste dhe çnjerëzore”, “Nuk është aspak e drejtë kërkesa e tyre ndaj FIFA-s për ndëshkimin e dy lojtarëve zviceranë me origjinë shqiptare”.

“Provokacija”-s të Serbisë i doli boja, FIFA i bën karshillëk me hetime

Për rastin e Xhakës e Shaqirit lidhur me shqiponjën në duart e tyre gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër 1-2, përgjigja e FIFA pritet të dalë sot, ndërkohë që një procedurë tjetër po shqyrtohet edhe për kapitenin Lihtshteiner, pasi edhe ai bëri simbolin e shqiponjës me duar. Po çfarë rrezikojnë lojtarët? Në nenin 54 i Kodit Disiplinor thuhet se: “…Kushdo që provokon audiencën gjatë një ndeshjeje, do të pezullohet për 2 ndeshje dhe do të gjobitet me 5 mijë franga zvicerane…”. Burimeve të mediave pranë FIFA-s, thonë se Xhaka dhe Shaqiri rrezikojnë të humbin ndeshjen me Kosta Rikën, dhe një ndeshje në fazën e 16 më të mirave, por mund mund t’u shtohet edhe Lihtshteiner. Por e gjithë kjo do të varet nëse veprimi i lojtarëve do të konsiderohet si një provokim.

ANGLI-PANAMA 6-1

Shënues: Stones 8’, 40’, Kejn (p) 22’, (p) 41’, 62’, Lingard 36’/ Baloy 78’

Furtunë angleze ndaj Panamasë, fitorja më e thellë e finaleve

Dje në mesditë, Anglia ka shkatërruar Panamanë 6-1, rezultati më i thellë i arritur në këto finale të grupeve. Anglezët dominuan çdo repart, ku presioni ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar edhe gjashtë gola, ku i pari u shënua në minutën e 8-të nga Stones, ndërsa në minutën e 22-të, Herri Kejn shënoi me penallti. Ndërsa 14 minuta më pas ishte radha e Lingard, i cili gjuajti fort nga distanca, dhe në minutën e 40-të Stones shënoi golin e katërt të anglezëve.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, por finalizimi ishte më i paktë në krahasim me të parën, pasi Anglia shënoi vetëm një gol në këtë fraksion, përsëri me Kejn në minutën e 62-të. Tifozët e Panamasë festuan sikur të ishin në avantazh teksa shënuan golin e parë, një festë uniforme tek të gjithë tifozët që ndodheshin në shkallë të stadiumit për të parë Kombëtaren e tyre. Gjithsesi fituesja e kësaj sfide mbetet Anglia, e cila tashmë ka nisur të tregojë forcën në këtë Botëror.

Herri Kejn “përbindësh”, veç golave don Dua Lipën!

Dje, pasi Anglia ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Panamasë, tre herë golashënuesi Herri Kejn ka dhënë një deklaratë të veçantë në një televizion brazilian, të atashuar në stadiumin e Kaliningradit. “ në këto momente do të doja Dua Lipën, dua këngën “One Kiss” (një puthje) nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, kështu shkruhet nga mediat angleze për këtë kërkesë të veçantë të golashënuesit më të mirë të këtyre finaleve, me 5 gola në 2 ndeshje. Ai njëherësh vendosi disa rekorde pas këtij takimi, ku së pari kryeson renditjen e golashënuesve, dhe bëhet njëri prej tre futbollistëve anglezë në histori që kanë arritur të realizojnë 3 gola në një ndeshje. Më parë e kishin bërë Geof Hurs në 1966 dhe Lineker në 1986.

POLONI-KOLUMBI

Duka “qetëson” serbët: Shqiponja e Xhakës nuk është simbol lufte!

Duke qenë se Serbia i fryn shumë detajeve që nuk kanë të bëjnë fare me humbjen e saj ndaj Zvicrës, shqiponja e Xhakës e Shaqirit është bërë për ta problem politik. Madje kanë ankimuar edhe në FIFA, duke e quajtur atë festim si simbol urrejtje e diskriminimi. Në këtë diskutim nuk ka munguar dhe edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në faqen e tij zyrtare në Facebook, i “qetëson” serbët, me idenë se shqiponja nuk është një simbol i ndaluar.

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës.

Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive. Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”, kështu shkruante dje Presidenti i FSHF-së.

Të dhëna nga ndeshjet

Ndeshje të luajtura: 31

Gola të shënuar: 78

Me penallti: 13

Penallti të humbura: 4

Autogola: 5

Goli i parë: Grupi A

Gazinski 12’ (Rusi)

Goli në ekstrem: Grupi A

Golovin 90+5’ (Rusi)

Më shumë gola: Grupi B

Angli-Panama             6-1

Më pak gola: 8 ndeshje 1-0

Barazime: Në 5 ndeshje

Kartonë të verdhë: 90

Karton i kuq: Sançez (Kol)

Lojtarë golashënues: 38

Lojtari me më shumë gola:

5 gola:Herri Kejn (Ang)

Skuadra më shumë gola

Belgjika: 10 shënuar, 1 pësuar

Zhgënjyen në start

Gjermani, Brazil, Argjentinë

 

Mos e korrekto

 

KALENDARI

 

NDESHJET NË GRUPE

 

GRUPI A

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ 14.06.2018

Rusi-Arabia S              5-0

Ekaterinburg/ 15.06.2018

Egjipt-Uruguai            0-1

Shën Peter./ 19.06.2018

Rusi-Egjipt                  3-1

Rostov/ 20.06.2018

Uruguai-Arabia S        1-0

Samara/ 25.06.2018

Uruguai-Rusi               16:00

Volgograd/ 25.06.2018

Arabia S-Egjipt           16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Rusia            2          6

2.Uruguai        2          6

3.Egjypti         2          0

4.Arabia S       2          0

 

 

GRUPI B

NDESHJET NË GRUP

Shën Peterburg/ 15.06.2018

Marok-Iran                  0-1

Soçi/ 15.06.2018

Portugali-Spanjë          3-3

Moskë/ 20.06.2018

Portugali-Marok          1-0

Kazan/ 20.06.2018

Iran-Spanjë                  0-1

Saransk/ 25.06.2018

Iran-Portugali              20:00

Kaliningrad/ 25.06.2018

Spanjë-Marok              20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Spanja          2          4

2.Portugalia     2          4

3.Irani              2          3

4.Maroku         2          0

 

 

GRUPI C

NDESHJET NË GRUP

Kazan/ 16.06.2018

Francë-Australi           2-1

Saransk/ 16.06.2018

Peru-Danimarkë          0-1

Samara/ Dje, 21.06.2018

Danimarkë-Australi     1-1

Ekaterin./ Dje, 21.06.2018

Francë-Peru                 1-0

Moskë/ 26.06.2018

Danimarkë-Francë       16:00

Soçi/ 26.06.2018

Australi-Peru               16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Franca          2          6

2.Danimarka    2          4

3.Australia       2          1

4.Peruja           2          0

 

 

GRUPI D

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ 16.06.2018

Argjentinë-Islandë      1-1

Kaliningrad/ 16.06.2018

Kroaci-Nigeri              2-0

Novgorod/ 21.06.2018

Argjentinë-Kroaci       0-3

Volgograd/ 22.06.2018

Nigeri-Islandë             2-0

Shën Peterburg/ 26.06.2018

Nigeri-Argjentinë        20:00

Rostov/ 26.06.2018

Islandë-Kroaci                        20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Kroacia         2          6

2.Nigeria         2          3

3.Islanda         2          1

4.Argjentina    2          1

 

 

GRUPI E

NDESHJET NË GRUP

Samara/ 17.06.2018

Kosta Rika-Serbi         0-1

Rostov/ 17.06.2018

Brazil-Zvicër               1-1

Shën Petersb/ Dje,22.06.2018

Brazil-Kosta Rika       2-0

Kaliningrad/ Dje, 22.06.2018

Serbi-Zvicër                1-2

Moskë/ 27.06.2018

Serbi-Brazil                 20:00

Novgorod/ 27.06.2018

Zvicër-Kosta Rika       20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Brazili           2          4

2.Zvicra           2          4

3.Serbia           2          3

4.Kosta Rika   2          0

 

 

GRUPI F

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ 17.06.2018

Gjermani-Meksikë       0-1

Novgorod/ 18.06.2018

Suedi-Korea Jugut      1-0

Rostov/ 23.06.2018

Korea Jugut-Meksikë  1-2

Soçi/ 23.06.2018

Gjermani-Suedi           2-1

Kazan/ 27.06.2018

Korea Jugut-Gjermani 16:00

Ekaterinburg/ 27.06.2018

Meksikë-Suedi            16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Meksika        2          6

2.Gjermania     2          3

3.Suedia          2          3

4.Korea Jugut  2          0

 

 

GRUPI G

NDESHJET NË GRUP

Soçi/ Datë 18.06.2018

Belgjikë-Panama         3-0

Volgograd/ Datë 18.06.2018

Tunizi-Angli                1-2

Moskë/ Sot, 23.06.2018

Belgjikë-Tunizi            5-2

Novgorod/ Datë 24.06.2018

Angli-Panama             6-1

Kaliningrad/ 28.06.2018

Angli-Belgjikë             20:00

Saransk/ Datë 28.06.2018

Panama-Tunizi            20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Anglia          2          6

2.Belgjika        2          6

3.Tunizia         2          0

4.Panamaja      2          0

 

 

GRUPI H

NDESHJET NË GRUP

Saransk/ Datë 19.06.2018

Kolumbi-Japoni           1-2

Moskë/ Datë 19.06.2018

Poloni-Senegal            1-2

Ekaterinburg/ Dje,24.06.2018

Japoni-Senegal            2-2

Kazan/ Dje, 24.06.2018

Poloni-Kolumbi

Volgograd/ Datë 28.06.2018

Japoni-Poloni              16:00

Samara/ Datë 28.06.2018

Senegal-Kolumbi        16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Senegali        2          4

2.Japonia         2          4

3.Polonia         2          0

4.Kolumbia     2          0

 

Ndeshjet 1/16

Kazan/ 30 qershor 2018

1)E paraC-E dyta D    16:00

Soçi/ 30 qershor 2018

2)E para A-E dyta B   20:00

Moskë/ 1 korrik 2018

3)E para B-E dyta A   16:00

Novgorid/ 1 korrik 2018

4)E para D-E dyta C   20:00

Samara/ 2 korrik 2018

5)E para E-E dyta F    16:00

Rostov/ 2 korrik 2018

6) E para G-E dyta H  20:00

Shën Peter./ 3 korrik 2018

7)E para F-E dyta E    16:00

Moskë/ 3 korrik 2018

8)E para H-E dyta G   20:00

 

Ndeshjet 1/8

Novgorod/ 6 korrik 2018

A)Fituesi 1-Fituesi 2   16:00

Kazan/ 6 korrik 2018

B)Fituesi 5-Fituesi 6   20:00

Soçi/ 7 korrik 2018

C)Fituesi 3-Fituesi 4   16:00

Samara/ 7 korrik 2018

D)Fituesi 7-Fituesi 8   20:00

 

Ndeshjet gjysmëfinale

Shën Pers./ 10 korrik 2018

E)Fituesi A-Fituesi B  20:00

Moskë/ 11 korrik 2018

F)Fituesi C-Fituesi D  20:00

 

Vendi 3-4

Shën Persb./ 14 korrik 2018

Humbësi E-Humbësi F 16:00

 

Ndeshja finale

Moskë/ 15 korrik 2018

Fituesi E-Fituesi F       17:00