Prof. Ass. Dr. Xhevdet Zekaj/ Presidenti i IAAF, Lordi Sebastian Coe në Shqipëri

634
Nuk është rasti i parë që Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli dhe Sekretari i Përgjithshëm Dionisi, na bën dhurata dhe surpriza të tilla. Këto titullarë kanë bërë traditë për të sjellë në Shqipëri sa yje të sportit e legjenda të atletikës së djeshme si Sergei Bubka, Alberto Juantorena, Robert Emian, po aq edhe drejtues nga më të lartët të IAAF-it për të promovuar Atletikën si në arenën kombëtare në ëdo skaj të Shqipërisë, por edhe atë ndërkombëtare, duke marrë sipërmarrje madhore në organizimin e aktiviteteve të nivelit botëror, sië ishte Kampionati Botëror i Vrapimit në Mal të mbajtur në Tiranë, Maratonën Ballkanike e zhvilluar në Durrës dhe mitingje ndërkombëtare me pjesëmarrje nga atletë nga Ballkani dhe Europa. Por këtë radhë me lordin Londinez ka bërë një hap të madh, një shpresë për ringjalljen e atletikës dhe për një suport dhe më të madh për atë. E pabesueshme por realitet, presidenti i IAAF, presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike Londër 2012 Sebastian Coe do vijë në Tiranë, i shoqëruar edhe nga Presidenti i Atletikës Europiane Z.Sven Arne Hansen dhe Drejtori për Marrëdhënie me Jashtë Z. Jee Isram, të cilët do të takohen me Kryeministrin e Shqipërisë Rama, Ministren e Arsimit Nikolla, për të konfirmuar mbështetjen e Federatës Shqiptare si dhe perspektivën e sportit të atletikës në ifrastrukturë si dhe programin për inkuadrimin e programit edukativ “Atletika për fëmijët” në ciklin e ulët shkollor. 
Por kush është Sebastian Coe? 
Sebastian Coe është Presidenti IAAF (Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës). Ai u zgjodh në Kongresin e vitit 2015, para Kampionatin Botëror të Atletikës, mbajtur në Pekin, Kinë. I lindur më 29 shtator 1956, ai është një politikan britanik dhe ish-atlet i njohur. Coe fitoi katër medalje olimpike, duke përfshirë edhe medaljen e artë të 1500 metrave, në Lojërat Olimpike të vitit 1980 dhe 1984. Ai ka vendosur tre rekorde botërore në pistat e distancave të mesme – duke përfshirë edhe vitin 1979, me vendosjen e tri rekorde botërore në hapësirën prej 41 ditësh. Rekordi i tij botëror, i vendosur në 800 metra, në vitin 1981, ka mbetur i pathyer deri në vitin 1997. Pas daljes në pension nga Atletika, Coe ishte anëtar i parlamentit britanik, si përfaqësues i Partisë Konservatore, nga viti 1992 deri më 1997. Ai kryesoi Komitetin Organizator shumë të suksesshëm në Londër, për të pritur Olimpiadën Verore 2012 dhe u bë kryetar i Komitetit Organizativ në Londër për Lojërat Olimpike. Në vitin 2007 u zgjodh zëvendëspresident i IAAF, pozicion në të cilin u rizgjodh për një mandat tjetër katërvjeçar, në vitin 2011. Në gusht 2015, ai u zgjodh president i IAAF. Coe u në Warwickshire, ka ndjekur shkollën fillore Bridgetown dhe shkollën e mesme “Hugh Clopton” në Stratford-upon-Avon. Ai iu bashkua ekipit të atletikës Hallamshire Harriers në moshën 12-vjeçare dhe shpejt u bë një specialist i vrapimeve të mesme dhe në distancë. Coe ka studiuar ekonomi dhe historisë sociale në Universitetin Loughborough.
Fituesi i garës së madhe evropiane
Sebastiani fitoi garën e tij të parë të madhe në vitin 1977, në 800 metra, në Kampionatin Europian të mbajtur në San Sebastian, Spanjë. Në vitin 1980, Coe theu rekordin e botës, të Rick Wohlhuter, për 1000 metra, me një kohë prej 2:13.40, si dhe ka mbajtur katër rekorde botërore për vrapimet në distancë dhe të mesme, në 800, 1000 dhe 1500 metra. Rekordin e tij botëror në garën e 800 metrave e vendosi në Firence, më 10 qershor: koha e tij ishte 41,73. Ky rekord mbeti i pathyer deri në gusht të vitit 1997. Ai papritur fitoi vetëm medaljen e argjendtë në 800 metra, në Kampionatin Europian 1982, në atletikë, të mbajtur në Athinë. Ditën tjetër mjekët e ekipit britanik zbuluan se Coe vuante nga ethet e gjëndrave. Ai vendosi të tërhiqet nga gara e 1500 metra në atë Kampionat Europian. Në vitin 1986, Coe fitoi medaljen e artë në 800 metra, në Kampionatin Europian të Shtutgartit, duke mposhtur Tom McKean. Ai doli në “pension” nga atletika konkurruese në fillim të vitit 1990, pasi kishte marrë një infeksion tjetër të gjoksit. 
Deputet i Partisë Konservatore
Coe u zgjodh si deputet në vitin 1992, për Partinë Konservatore, por e humbi vendin e tij në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997. Coe u emërua kryetar i parë i monitorimit të pavarur të FIFA-s, në krye të Komisionit të Etikës së qeverisë botërore të futbollit. Komisioni do të gjykonte të gjitha rastet që pretendonin konfliktet e interesit dhe shkeljen e rregullave të FIFA-s. Ish-presidenti Sepp Blatter e bëri njoftimin në Cyrihm më 15 shtator 2006, kur tha: “Kjo është ndoshta një surprizë, por një zgjedhje shumë e mirë. Kam gjetur një personalitet të shquar në botën e sportit, një personalitet të madh në lëvizjen olimpike.” Emërimi i tij e bënte atë një nga anglezët më të lartë që ka punuar për FIFA-n. Ai u largua nga ky post për t’u bashkuar me komitetin anglez, që dështoi për të sjellë Kupën e Botës 2018 në Angli, me Rusinë e përzgjedhur si vendin organizator. Coe është një ambasador në të gjithë botën për “Nike” dhe zotëron një varg klubesh të shëndetit, me një anëtarësi prej mbi 20.000 personash. Coe është një mbështetës i “Chelsea Football Club”. Ai është gjithashtu një tifoz i kriketit dhe xhazit, në veçanti i “Billie Holiday” dhe “Lester Young”. Natyrisht që Coe vjen me projekte serioze për atletikën shqiptare, por edhe për mbretëreshën e sporteve. 
Sigal