“Prita 4 vite për ta dërguar në spital”; “Pa ty, nuk do ta fitonim kurrë Champions”, “shkëndija” në distancë Ibra-Materazzi

435
Sigal

“Kur isha te Juventusi ndërhyri rëndë dhe më dëmtoi. Ishte një lojtar i lig. Edhe Maldini, për shembull, ishte i tillë, por kishte objektiv tjetër. Ndërsa Materazzi donte të të vriste vërtetë”.

Kjo është deklarata e Zlatan Ibrahimovic për “GQ”, duke treguar marrëdhënien e tij me ish-mbrojtësin me të cilin luajti te Interi gjatë periudhës 2006-2009.

Më pas, ai tregon se si mori hak vite më vonë: “Kur luaja me Milanin, në derbi i bëj një lëvizje Taekwondo dhe e dërgoj në spital. Stankovic më pyeti se pse e bëra diçka të tillë dhe unë iu përgjigja që kisha 4 vite që po e prisja këtë moment”.

Menjëherë ka ardhur edhe përgjigjja e Materazzi nëpërmjet Instagramit: “Gjithmonë faleminderit, Ibrahimovic. Pa ty nuk do ta kishim fituar kurrë”.

Ky koment shoqërohet me foton e suksesit të Interit në Champions League, në vitin 2010. Vetëm një vit më parë, Ibra ishte larguar për te Barcelona, ndërsa te zikaltërit ishte afruar Samuel Eto’o, një nga lojtarët kryesorë të triumfit të Interit të tripletës.