Prishtina fiton “Pavarësinë”, bojkotojnë krerët e FSHF-së

946
Sigal

Edicioni i pestë i Kupës Mbarëkombëtare. Skuadra kosovare mposhti 8-7 me penallti Flamurtarin

Prishtina është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia”, por trofeun mbarëkombëtar e medaljet i ndanë zyrtarë të nivelit të dytë. Nga Federata Shqiptare i shpërndau Presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë, Tahir Kastrati dhe zëvendëspresidenti i Fedëratës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Pra, protokolli zyrtar ka qenë i nivelit të ulët, pasi nga Federata Shqiptare trofeu nuk u dorëzua as nga Presidenti Aramndo Duka, dy zëvëndëspresidentët, Bujar Kasmi e Lutfi Nuri, dhe as nga sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. Në Vlorë ishte i zëvendëssekretari Besnik Çela, si dhe tre punonjës të FSHF-së. Për ta përkeqësuar akoma imazhin e aktivitetit të vetëm mbarëkombëtar për pasojë të mungesës së organizimit, për shkak se tapeti i ri i stadiumit Flamurtari ishte i mbuluar nga uji – si pasojë e mungesës së sistemit të kullimit të fushës – dy takimet gjysmëfinale u luajtën në qendrën stërvitore të kuqezinjve, në Pyllin e Sodës. Në finale, klubi i kryeqytetit të Kosovës arriti të mundë Flamurtarin pas serisë së gjuajtjeve të penalltive (8-7). Për Prishtinën kjo ishte hera e parë që fiton kupën mbarëkombëtare, në të cilën morën pjesë këtë edicion edhe Shkëndija e Tetovës dhe Otrant i Ulqinit. Katër edicionet e mëparshme ishin fituar respektivisht nga Flamurtari (2009), Renova (2010), Hysi (2011) dhe Shkëndija(2012). Skuadra vlonjate fitoi 2-0 ndaj ekipit Otrantos së Ulqinit, edhe pse skuadra e Ernest Gjokës aktivizoi lojtarë të rinj. Në takimin tjetër gjysmëfinal, Prishtina mundi pas goditjes nga pika e bardhë Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 4-2. Në finale ndërkohë të dyja skuadrat u prezantuan duke kënduar dhe himnin kombëtar përpara fillimit të sfidës. Përsa i përket ndeshjes, të dyja ekipet u përpoqën të arrini te goli, sidomos Flamurtari që pati më shumë iniciativën por nuk ja doli dot mbanë të gjente rrjetën. Për pasojë ashtu si vitin e kaluar gjithçka u vendos nga pika e bardhë, ku fitoi me rezultati 8-7, ku spikati gabimi i dyfishtë i Bishës për Prishtinën, pasi në rastin e parë priti Hysi por gjyqtari e ktheu për lëvizje të portierit ndërsa herën e dytë, goditi jashtë ndërsa për Flamurtarin Bregu provoi një lugë por goditja e tij u prit nga Mushica. Gjithsesi pas ekzekutimit të 18 penalltive, ishte Thaçi që shënoi për Prishtinën duke i dhënë trofeun klubit kosovar, për herë të parë. Në përfundim të takimit u dorëzuan disa trofe. Trofeu i skuadrës “Fair Play” u fitua nga ekipi Otrant i Malit të Zi. Lojtari më i mirë u shpall Liridon Latifi i Prishtinës. Kupa e aktivitetit dhe medaljet për fituesin dhe vendin e dytë u dorëzuan nga Presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë, Tahir Kastrati dhe zëvendëspresidenti i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

 FITUESIT E PESË EDICIONEVE

 

2009

Fitues: Flamurtari (Shqipëri)

Morën pjesë: Flamurtari (Shqipëri), Prishtina (Kosovë) dhe Shkëndija e Tetovës (Maqedoni). Finalja: Flamurtari-Shkëndija Tetovë 3-1 penallti.

2010

Fitues: Renova (Maqedoni)

Morën pjesë: Besa e Kavajës (Shqipëri), Renova (Maqedoni), Liria e Prizrenit (Kosovë) dhe Ontranto e Ulqinit (Mali i Zi). Finalja: Renova-Ontrant 1-0.

2011

Fitues: Hysi (Kosovë)

Morën pjese: Flamurtari(Shqipëri), Hysi i Merdarit (Kosovë), Ontrat i Ulqinit (Mali i Zi) dhe Shkëndija e Tetovës (Maqedoni) Finalja: Hysi–Shkëndija 4-3 (me penallti).

2012

Fitues: Shkëndija (Maqedoni)

Morën pjesë: Tirana (Shqipëri), Flamurtari (Shqipëri), Prishtina (Kosovë) dhe Shkëndija e Tetovës (Maqedoni). Finalja: Shkëndija–Prishtina 5-3 (me penallti).

 2013

Fitues: Prishtina (Kosovë)

Morën pjesë: Flamurtari (Vlorë), Prishtina (Kosovë), Otrant i Ulqinit (Mali i Zi) dhe Shkëndija e Tetovës (Maqedoni). Finalja: Prishtina-Flamurtari 8-7 (me penalti).

 R enditja FIFA-s, Shqipëria fiton një pozicion 

Shqipëria ngjiti një vend në renditjen botërore të përmuashnme të publikuar nga FIFA, për muajin nëntor. Barazimi pa gola i regjistruar ndaj Bjellorusisë në miqësore e zhvilluar, më 15 nëntor në Antalia të Turqisë u dhuroi tetë pikë kuqezinjve, që tashmë e shohin vetën në vendin e 57-të nga 207 ekipe që aderojnë në FIFA. Kombëtarja e De Biazit ka 571 pikë dhe ndodhet në renditjen botërore midis Uellsit (56) dhe Burkina Fasos (58), ndërsa në renditjen specifike të UEFA-s pozicionohemi në vendin e 30-të midis Uellsit (29) dhe Sllovakisë (31) nga 53 federata. Vendi i 57-të pritet të jetë edhe për dhjetorin (2013) e janarin (2014), pasi në këtë periudhë nuk parashikohen ndeshje të kombëtareve, në pritje të shkurtit kur do të nisin edhe sfidat miqësore. Renditjen e përgjithshme të FIFA-s e udhëheq Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.

Kjo është hera e katërt që kuqezinjtë e vegjël marrin pjesë në këtë fazë të Europianit

 “Elite Round U-17”, Shqipëria

“peshkon” Anglisë dhe Italinë

  Shqipëria U-17 do të luajë kundër dy gjigantëve europian të moshave, Anglisë dhe Italisë, si edhe Çekisë në fazën e “Elite Round” të Kampionatit Europian 2014, finalet e të cilit do të luhen në Maltë në vitin 2014. Shqipëria e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç mbërriti në raundin “Elite Round” pas kualifikimit në fazën e parë eliminatore, ndeshjet e të cilës u zhvilluan në Korçë e Pogradec, e ku morën pjesë edhe Rumani (u kualifikua), Bjellorusia dhe Finlanda. Shqipëria është kualifikuar më parë në fazën e dytë eliminatore të një Kampionati Europian në vitin 1994, 2003 dhe 2012. Një sukses i bukur kuqezinjve të vegjël, por dhe mëritë e trajnerit të tyre, boshnjakut Xhemal Mustedanagiç, i cili e arrin për herë të dytë këtë sukses në harkun e tri eliminatoreve

GRUPI I HEKURT

Koka e grupit është Anglia, ndërkohë që në të njëjtin grup ndodhen dhe Italia së bashku me Republikën Çeke, për të formuar në këtë mënyrë një ndër grupet më të forta të eliminatoreve. Ndeshjet e fazës “Elite Raund” për grupin tonë (4) do të zhvillohet në Çeki në datat 26, 28 dhe 31 mars të vitit të ardhshëm. Kualifikimi duket një mision i pamundur për skuadrën e Mustedanagiç, duke parë vlerën e kundërshtarëve që do të ketë përballë dhe faktin se vetëm vendet e para të çdo grupi kualifikohen për në Euro 2014. Gjithsesi kjo shikohet si një mundësi shumë e mirë për kuqezinjtë e vegjël për të treguar cilësitë e tyre dhe për të synuar skuadra të mëdha europiane, duke qenë se do të jenë në qendër të vëmendjes së menaxherëve të skuadrave të mëdha të Europës që ndjekin me kujdes këto kualifikuese. Kampionia në fuqi e Europës për moshën U-17 është Spanja. Në finalet e Maltës (9-21 maj 2014) do të marrin pjesë 16 ekipe.

EURO 2015

Shqipëria U-17 njohu edhe kundërshtarët e saj për në fazën eliminatore të Kampionatit Europian U-17 2014/2015. Kombëtarja jonë ndodhet në grupin e 9-të së bashku edhe me Austrinë, Norvegjinë e San Marinon. Turneu eliminator i raundit të parë për Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi, i cili ishte i pranishëm në hedhjen e shortit. Ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë në datat 8, 10 dhe 13 tetor 2014.

  Euro 2014/”Elite Round”

Grupi 4: Angli, Itali, Republika Çeke, Shqipëri

 Euro 2015/Eliminatoret

Grupi 9: Austri, Norvegji, San Marino, Shqipëri

  Tre precedentët në “Elite Round”

 1. Kualifikimet nisin dhjetë vjet më parë, në vitin 1994. Në turin “Elite Round” kombëtarja jonë bënte pjesë në grupin A, së bashku edhe me Bjellorusinë, Austrinë dhe Spanjën. Në ndeshjen e parë humbi 1-0 me Austrinë, barazoi 1-1 me Bjellorusinë dhe humbi 4-0 me Spanjën, por fitues të grupit dolën Bjellorusia dhe Austria.

 2. Për herë të dytë, u arrit në turin e parë eliminator të Euro 2003. Në turin e dytë kualifikues (24-28 mars 2003, takimet u luajtën në Kastoria të Greqisë), ekipi ynë bënte pjesë në grupin e 5-të, së bashku edhe me Hungarinë (fituese të grupit), Zvicrën dhe Greqinë. Shqipëria humbi ndeshjen e parë 1-0 me Greqinë, po 1-0 humbi me Zvicrën dhe barazoi 3-3 me Hungarinë, duke zënë vendin e fundit (1 pikë).

 3. Kualifikim për herë të tretë i një turi të parë eliminator është ai për Euro 2013. Në “Elite Round” Shqipëria ra në një grup me Holandën, Serbinë dhe Irlandën. Kombëtarja jonë humbi 4-0 me Holandën, 3-0 me Serbinë dhe fitoi 2-1 me Irlandën.

  U-19, në grup me Portugalinë

 Danimarka, Portugalia dhe Uellsi do të jenë kundërshtarët e Shqipërisë U-19 ne eliminatoret e Europianit te ardhshëm. Dje ne Nion u hodh shorti, ku ekipi i drejtuar nga Foto Strakosha ka njohur kundërshtaret e tij. Ky grup eliminator do ti zhvilloje ndeshjet ne Portugali ne datat 12,14 dhe 17 nëntor të vitit 2014 në Portugali. 52 skuadrat pjesëmarrëse – pa përfshirë Spanjën si kampione të Europës, u ndanë në 13 grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe e treta më e mirë nga të gjitha grupet e tjera do të kualifikohen për në “Elite Round”.

Euro 2015/ Grupi 7

Danimarka, Portugalia, Shqipëria, Uellsi