Prishet atmosfera pozitive te Liverpul, mbrojtësi përfundon në rajon

636
Menjëherë pas lajmit të bujshëm se Liverpul ka nënshkruar me mbrojtësin e Southampton Virgil Van Dijk, për tifozët e “the reds” dhe vetë klubit euforia është ulur disi pasi ka qenë një tjetër mbrojtës që ka sjell pak mërzi.
John Flanagan është arrestuar nga policia për shkak të një sherri banal në mes të qytetit me një person të pa bërë publik. Për momentin 24-vjeçari ndodhet jashtë komisariatit, por më datë 2 janar do ta ketë detyrim të paraqitet pranë policisë.
Flanagan është cilësuar si një nga mbrojtësit e së ardhmes te Liverpul por që pas dëmtimit që e mbajti shumë gjatë larg fushave dhe huazimit te Burnley ky besim është zbehur disi.
Sigal