Ilir Daja prezantohet te Skënderbeu

Synimi i Skënderbeut është titulli i 7-të rradhazi dhe për shkak se gjatë pjesës së parë të edicionit ky ekip nuk tregoi stofin e kampionti, drejtuesit vendosën shkarkimin e gostinellit duke emëruar në stol Ilir Daja.

Në prezantimin e teknikut të ri presidenti i klubit korcar Ardjan Takaj e cilësoi trajnerin 50 vjecar si zgjedhjen më ët mirë për momentin teksa pohoi se nuk ka asnjë mundësi për afrimin e Ergys Kaces

Më tej ishte tekniku i sapoemëruar i bardhekuqve Ilir Daja ai që u shpreh i lumtur për vlerësimin duek pranuar edhe vështirësitë që e presin në këtë detyrë të re. Ai gjithashtu shtoi se objektivi i tij personal është të marrë maksimumin nga skuadra, ndërsa e quajti të mbyllur kapitullin e Tiranës.

Skënderbeu për momentin ka 4 pikë më pak se kryesuesit e Kukësit në klasifikimin e Kategorisë Superiore.