Prezantohet Gjoka: Vllaznia skuadër elitare, ndaj Partizanit vetëm për tri pikë

588
Dje, Ernest Gjoka ka marrë zyrtarisht detyrën si trajneri i ri i Vllaznisë, pas dorëheqjes së Armando Cungut një ditë më parë. Ai do të marrë edhe stafin e tij në bankinën e shkodranëve, pasi sipas tij, kështu ka punuar gjithmonë. “Nis punën te një skuadër elitare si Vllaznia, ku duhet të sistemojmë disa gjëra dhe të dalim nga kjo situatë. E njoh mirë skuadrën, me disa lojtarë kam punuar edhe më parë dhe kam besim të madh te grupi aktual” deklaroi fillimisht bankina e re e Vllaznisë, që më pas respektoi Cungun, por nuk e tregoi anën financiare të kontratës. “Kam respektin maksimal për kolegun tim, Armandon, të cilin e kam mik, por kjo punë kështu është, sepse gjithçka varet nga rezultatet. Për objektivat do të shohim në vazhdim, tani për tani duhet të kalojmë momentin e vështirë dhe të marrim tri pikët me Partizanin. Paga?! Po ju sa e keni rrogën? Kam ardhur të bëj punën sa më mirë. Çdo trajneri ia shton vitet e punës rezultati”.
Sigal