Presidenti Pashk Laska: Kemi ndërtuar ekip të fortë

562
Për synimin që trajneri Stavri Nica deklaroi në gazetën “Telegraf”, se Laçi do të synojë gjashtë vendet e kreut, Presidenti i kësaj skuadre Pashk Laska, konfirmoi se, ekipi është ndërtuar për të qenë më i fortë se sezonin e kaluar. “Nuk kemi asnjë sekret ta themi, se kjo skuadër është ndërtuar për të qenë më e fortë, në krahasim me sezonin e kaluar. Do të bëjmë më të mirën e mundshme në të ardhmen. Për objektivat, është shumë herët, por që në vazhdimësi, dëshira jonë është që ta mbyllim kampionatin mes gjashtë vendeve të para.
Sigal