Presidenti i UEFA-s, Platini: Paul Pogba nuk është një yll i madh

482
Sigal

Presidenti i UEFA-s, Michael Platini, ka pohuar se futbollisti francez, Paul Pogba,i cili vesh uniformën e ekipit italian Juventus, nuk është një futbollist yll, raporton Anadolu Agency (AA).

Platini i cili ka folur në kanalin televiziv gjerman RTL duke theksuar se mesfushori Pogba nuk është në një nivel të barabartë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, u shpreh se numri i golave të shënuar nga futbollisti francez është më i pakët në krahasim me këto emra.

Platini ka mbrojtur idenë e tij se është herët për të krahasuar Pogban me Messin dhe Ronaldon. “Nuk e di nëse Pogba mund të jetë një yll që mund të shënojë 50 gola në sezon si Messi dhe Ronaldo. Yje janë ata persona që shënojnë shumë gola. Pogba nuk është një yll i madh.

Është e çuditshme, por kur humb pozicionet brenda lojës ai mbetet objekt i reagimeve të shokëve”.

Pogba i cili i përmendet emri në klubet e mëdha të Europës dhe i cili ka një kontratë me ekipin e tij që përfundon në vitin 2019, këtë sezon ai nën fanellën e Juventusit ka shënuar 10 gola në 38 ndeshje.