UEFA president Aleksander Ceferin addresses media at a news conference in Prague, Czech Republic, Tuesday, March 21, 2017. (AP Photo/Petr David Josek)
Sigal

Nuk do të ketë finale të Champions League në New York. Konfirmimi vjen nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin që këmbëngul se kjo ide nuk është hedhur ende në diskutim.

“Kjo ide aktualisht nuk është duke u diskutuar fare. UEFA nuk ka plane për të bërë finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Europës“.-deklaroi Ceferin.

Reagimi vjen menjëherë pas deklaratës së drejtorit të “MediaPro” , Jaume Roures, që pretendoi se negociatat kishin nisur. Ndërkohë La Liga tashmë ka nënshkruar një marrëveshje për të luajtur ndeshje të kampionatit spanjoll në SHBA, me Girona-Barcelona që ka gjasa të luhet në Florida në janar.