Presidenti i Skënderbeut, Takaj: Short i favorshëm për më tej

708
Me Ardian Takajn President, Skënderbeu ka arritur të kualifikohet dy herë në fazën në grupe të Ligës së Evropës. Vetë Njëshi i futbollit korçar, dje për Supersport ka deklaruar se, ka ardhur koha që ekipi të bëjë hapin e radhës. “Ishim në pritje të ndonjë skuadre të madhe, por shoh që shorti është i favorshëm për të vijuar më tej. Do synojmë kualifikimin pasi janë ekipe të kalueshme edhe pse ne e kemi arritur objektivin tonë. Ekipet në grup nuk janë më të forta se ato që kemi eliminuar. Do shkojmë të luajmë futboll kudo, qoftë edhe në Beograd edhe pse dihet vështirësia për të luajtur me ekipet serbe. Shqiptarët janë të uritur për mbrëmje evropiane, e meritojmë të jemi aty”.
Sigal