Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj: Arritje e madhe, rruga jonë është Evropa

547
Ka qenë entuziast Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, teksa në fundin e ndeshjes e ka quajtur arritje të madhe kualifikimin në grupet e Evropa Ligë. “U emocionova shumë, sepse është një arritje e madhe të eliminosh Dinamon e Zagrebit. Është një ndër më të mirat në Ballkan Ne jemi në rrugën e duhur, sepse rruga jonë është Evropa. Nuk ishte rastësi që jemi këtu, sepse më 31 mbaruam sezonin dhe menjëherë më pas nisëm përgatitjet. Nuk ka më ekipe të dobëta, dhe duhet t’i bësh hyzmetin deri në fund. Dëshira ime për shortin? Dua ekipe të forta që ta mbushim sa më shpesh “Elbasan Arenën”.
Sigal