Sigal

Presidenti i Palermos duket se e ka kuptuar që ka bërë gabim që ka lëshuar një lojtar si Paolo Dibala. Tani është shprehur për gjendjen në të cilën ndodhet futbollisti duke mos marrë minutat që duhet të ketë.

Ai ka thënë se lojtari shumë shpejtë do të shkojë në Spanjë, pasi ka shumë kërkesa për të.

“Sa herë që e shikoj në të qëndrojë jashtë lojë më bën të vuaj. Kur ai është në pankinë është për shkak të Alegrit. Ai le të vijë në Palermo dhe të fitojë Skudeton, se te Juventusi është e lehtë”.

Unë ia bëra të qartë dy vite më parë Dibalës, ku e këshillova që të shkonte në Spanjë dhe jo të qëndronte në Itali. Dhe kështu do të ndodhë pasi Juventusi kërkon të fitojë 120 milionë euro nga ai. Në janar unë mendoj se ai do të shkojë në Spanjë. Ka kërkesa për të në Spanjë dhe në Angli. Juventusi ka shumë yje dhe është e vështirë që të aktivizohen të gjithë.