Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Rezultatet e Francit, vlerë për notin shqiptar

462
Për pjesëmarrjen e ekipit të notit EAGLES, në veprimtarinë ndërkombëtare që u zhvillua në Selanik të Greqisë, Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, shprehet me nota optimiste edhe për rezultatet që u arritën nga notarët e këtij ekipi shqiptar. Ndërkohë që për Rekordin Kombëtar të Franci Aleksit, Presidenti Çiraku e quan si një vlerë të notit shqiptar dhe mbetet besimplotë se rezultatet e këtij notari do të kenë progres cilësor. “Në Selanik, notarët e ekipit EAGLES treguan se noti në Shqipëri ka ndryshim cilësor e progres. Natyrisht që unë do t’i falënderoja të gjithë, trajnerët e notarët, por në veçanti rekordmenin Franci Aleksi. Është një notar me shumë të ardhme, unë e quaj një vlerë e shtuar në notin shqiptar”, kështu deklaroi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.
Sigal