Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Kjo është një traditë, festë e nostalgji

789
Sigal

Në përshëndetjen e tij, Presidenti i FSHN-së, zotit Agim Çiraku, midis të tjerave e vlerësoi këtë Maratonë, si sukses i një bashkëpunimi në trekëndëshin: Federatë-Bashkia Sarandë-Klubi Shumësportësh “Butrinti”.

“Kjo është një traditë, e cila është krijuar tashmë nga federata jonë, por për veç kësaj, është një traditë akoma më pozitive sepse ka dy vjet që organizohet, edhe me ekipin e notit të veteranëve, si pjesëmarrës në Maratonë me garat e tyre mbresëlënëse. Edhe këtë vit, ne si Federatë Shqiptare e Notit organizuam këtë Maratonë me të rinjtë dhe veteranët, po në Sarandë, dhe si e citova më sipër, edhe nën kujdesin e Kryetares së Bashkisë së Sarandës, zonjës Floriana Koka, dhe e drejtorit të sporteve të qytetit, zotit Fuat Karaliu. Një traditë shumë të bukur kjo, ku kemi ndërthur brezin e ri me brezin e vjetër, dhe kemi gjetur vendin më të përshtatshëm, qytetin bregdetar të Sarandës, që është një qytet me tradita”, theksoi mes të tjerave në përshëndetjen e tij Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.