Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Akademia “Te Stela”, fidanishte e notit shqiptar

587
Duke i vlerësuar të gjithë ekipet e notit në Shqipëri, Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, e veçon Akademinë e notit “Te Stela”, si një “fidanishte” e këtij sporti në Shqipëri. “Noti në Shqipëri ka një rritje progresive në 4-5 vitet e fundit, dhe Akademia e Notit “Te Stela” bën të veçantën. Jo vetëm për infrastrukturën që ka, por edhe për talentet që ajo përgatit vit pas viti. Ka një trajner shumë profesionist, i cili po bëhet referenca e këtyre arritjeve, dhe do të deshiroja që këtë ecuri ta ketë edhe në sezonet e tjerë. “Fidanishtet” gjithmonë janë baza e prodhimit, kështu është edhe “Te Stela” në notin shqiptar”.
Sigal