Presidenti i FIGC Tavekio, pritet nga Kryeministri dhe Presidenti i FSHF-së

534
Disa orë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Itali, në Teatrin “Migjeni” në Shkodër organizua një ceremoni kortezie me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Mes batutave e mikpritjes, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, falënderoi për pritjen.” Ju falënderoj për pritjen që na keni bërë. Ne ju kemi pak frikë në fakt, por gjithsesi ju kemi sjellë krenarinë tonë, 4 Kupat e Botës”, ndërkohë që Armand Duka ka qenë më konkret. “Kam dy urime. Së pari, Italia ta humbasë ndeshjen, dhe së dyti, që në vizitën e ardhshme në Shqipëri, të vini me 5 kupa Bote”. Ndërkohë, presidenti Tavekio i dhuroi kryeministrit Rama një fanellë të mesfushorit Kandreva, i cili ka origjinë arbëreshe.
Sigal