Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter jep dorëheqjen. Fton mbajtjen e zgjedhjeve të reja për pasardhësin

479
Vetëm katër ditë pas rizgjedhjes në mandatin e pestë si Presidenti i FIFA-s, Sepp Blater ka njoftuar sot dorëheqjen. Në një njoftim ai ka deklaruar se do të largohet nga qeverisja e FIFA-s.
Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për largimin e Blatter.
79-vjeçari e ka quajtur të jashtëzakonshme mbledhjen e kongresit të FIFA-s për të bërë të mundur zgjedhjen e një presidenti të ri.
FIFA u trondit javën e kaluar nga 14 arrestime të drejtuesve të lartë të këtij institucioni me akuza për shatazhe, mashtrim, pastrim parash.
Zgjedhja e Blatter në krye të FIFA-s më 29 maj
60 vota para rivalit te tij, dhe Joseph Blatter rizgjidhet Presidenti i ri i FIFA-s. Edhe per 4 vjet ne komanden e nje anije te tille me emrin FIFA. Nje gare e cila pas nje diference te madhe ne raundin e pare me plot 60 vota, detyroi kandidatin Princ Ali qe te terhiqet nga gara per raundin e dyte te zgjedhjeve. Blatter, plaku i urte dhe nen rrebeshin e arrestimeve te FBI amerikan, nen sulmin dhe nen kontestimin e Mishel Platini te UEFA-s serish ia del, madje me nje rezultat spektakolar. 133 vota me 73 te Princit qe ne raundin e pare dhe menjehere kja: “Game Over” per zgjedhjet. 209 federata kane shkuar ne votime pas nje axhende te ngarkuara. Nje falenderim nga vete Blatter ne drejtim te rivalit, teksa tashme nis nje epoke e re ne FIFA, sikunder Blatter e cioi per te kthyer besimin dhe imazhin e renduar.
Sigal