Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit ka propozuar një revolucion për sa i përket formulës “Play Off”

441
Sigal

 Për “Corriere dello Sport”, Gabriele Gravina ka propozuar ndryshime rrënjësore.

“Po përjetojmë një krizë në sistem që nuk ka nevojë vetëm për rregulla, por për ndryshime të reja. Në mënyrë më provokative do të kisha folur për “Play Off dhe “Play-Out” të Seria A. Është një mënyrë për të hapur konkurencën. Mund të ketë një fazë të parë të kampionatit me 10 skuadra në “Play-Off” dhe 10 në “Play-Out” dhe më pas faza e dytë do të ketë interes”, u shpreh Gravina. Deklaratë kjo që do të shkaktojë shumë polemika, por pse jo dhe një rishik të formulës.